Leximi ofron shumë përfitime, por ndoshta më e vlefshmja është se një libër i mirë mund të të japë një mënyrë të re për të interpretuar përvojat e tua të kaluara. Sa herë që mëson një ide të re, është si të përditësosh “softuerin” e trurit tënd. Por, për ta bërë këtë të vlefshëm, është e rëndësishme të mbash mend atë që lexon. Ja disa strategji që mund të ndihmojnë.
1. Lëri librat pa përfunduar
Nuk është e nevojshme të përfundosh çdo libër që fillon. Lexo pak nga përmbajtja dhe nëse nuk të tërheq, mos hezito ta lësh. Jeta është e shkurtër për libra që nuk të japin asgjë të vlefshme. Lexo vetëm ato më të mirët, dhe lexo ata dy herë.
2. Zgjidh libra që mund t’i zbatosh
Libra që lidhen me jetën apo projektet e tua janë më të lehtë për t’u mbajtur mend. Kur mund t’i përdorësh idetë menjëherë, është më e thjeshtë t’i kujtosh ato.
3. Mbaj shënime
Bëj shënime për idetë kryesore. Mund të përdorësh bllok shënimesh, aplikacione si Evernote, apo të vendosësh shënime ngjitëse në faqet e librave. Kjo të ndihmon të kthehesh te idetë kur të duhen.
4. Lidh idetë midis librave
Kur një ide të kujton diçka tjetër që ke lexuar më parë, shkruaje atë lidhje. Kështu, ndihmon veten të kuptosh dhe të mbash mend më mirë.
5. Shkruaj përmbledhje të shkurtër
Sapo të përfundosh një libër, përpiqu ta përmbledhësh në disa fjali të thjeshta. Kjo të ndihmon të kuptosh çfarë ishte me të vërtetë e rëndësishme në libër.
6. Lexo nga këndvështrime të ndryshme
Mos u mjafto vetëm me një libër për një temë. Lexo nga disa autorë për të njëjtën çështje që të kesh një pamje më të plotë.
7. Lexoje dy herë
Librat më të mirë shpesh të japin ide të reja sa herë që i rilexon. Çdo herë që e lexon një libër të mirë, mund të gjesh diçka që nuk e ke vënë re më parë.
Njohuria është si interes i përbërë: sa më shumë ta ushqesh, aq më shumë rritet. Leximi i vetëm një libri rrallëherë do të të ndryshojë jetën, por përkushtimi ndaj të mësuarit të vazhdueshëm mund të sjellë ndryshime të mëdha me kalimin e kohës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.