Laura Xhaxhiu, pioniere në Shqipëri për një qasje krejtësisht të re ndaj plakjes, po transformon mënyrën se si mendojmë për mirëqenien tonë. Me një pasion të palëkundur për bukurinë natyrale dhe holistikën, Laura ka krijuar një lëvizje që frymëzon jo vetëm gratë, por edhe burrat të shikojnë përtej industrisë së zakonshme të kujdesit të lëkurës.
Në një botë ku korporatat dhe bizneset globale po përqafojnë gjithnjë e më shumë paradigmën e të qenurit jo vetëm aktiv dhe i suksesshëm, por edhe në formë, puna e Laurës merr një rëndësi të veçantë. Ajo po ofron një zgjidhje që harmonizon përsosshmërisht nevojën për sukses profesional me dëshirën për të ruajtur një pamje të freskët dhe energjike. Siç shpjegon Laura, “Programet e Face Yoga-s janë perfekte për korporatat që kërkojnë të rrisin mirëqenien e punonjësve duke reduktuar stresin dhe tensionet e punës, dhe duke e bërë atë një aktivitet ideal për forcimin e marrëdhënieve në ekip.”
Pesë vjet më parë, ajo nisi një udhëtim të ri, një aventurë që, siç thotë vetë ajo, nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej kaq e madhe. Sot, me qindra trajnime dhe përmes një përkushtimi të pamasë, Laura ka ndihmuar rreth 800 individë brenda dhe jashtë vendit dhe ka arritur të transformojë jo vetëm pamjen e tyre, por edhe mënyrën se si kujdesen për veten.
Në këtë intervistë ekskluzive, Laura ndan udhëtimin e saj personal dhe profesional, duke ofruar një këndvështrim unik mbi balancën mes punës dhe jetës personale.
Pesë vjet që merreni me Face Yogën në Shqipëri si instruktore e parë e saj. A flasim sot për një “mision të kryer”? Si do ta gjykoni kur ktheni kokën pas?
Pas pesë vitesh, mund të them me bindje se është bërë progres i konsiderueshëm. Kjo, pasi shoh sot një ndërgjegjësim shumë më të madh të grave dhe vajzave, sidomos atyre në pozita drejtuese dhe sipërmarrëse, për alternativa bio dhe holistike, përballë gjithë recetave “anti-aging” që na serviren dhunshëm nga mediat.
Çfarë e bën këtë ndryshim veçanërisht domethënës është integrimi i praktikave të Face Yogës në rutinën e përditshme të liderëve të biznesit. Shohim drejtues që po i kushtojnë 15 – 20 minuta në ditë, jo vetëm pamjes së tyre, por edhe mirëqenies së përgjithshme mendore dhe fizike. Kjo qasje holistike po reflektohet pozitivisht në performancën e tyre profesionale, por dhe në kulturën korporative që ata krijojnë.
Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag
Abonohu për të lexuar artikullin!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.