CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, përdori syzet e reja të realitetit virtual, që kushtojnë 299 dollarë, për të mësuar si t’i lyejë thonjtë vajzës së tij.
Në një video të postuar në Instagram , Zuckerberg përdor Meta Quest 3S për të mësuar si të bëjë një manikyr, ndërsa ka hapur gjashtë shfletues uebi rreth tij në një mjedis virtual. Më pas, ai merr llakun dhe i lyen thonjtë vajzës.
Ai e përshkroi videon me fjalët: “Po ngre aftësitë si baba me ekrane të shumta në Quest 3S.” Kompania njoftoi Meta Quest 3S, një alternativë më e përballueshme për modelin e saj Quest 3 prej 599 dollarësh, gjatë eventit Meta Connect muajin e kaluar. Headseti ka të njëjtën bibliotekë aplikacionesh dhe lojërash VR si Quest 3, por me një ekran me rezolucion më të ulët, që është kritikuar nga rishikuesit. Që nga lançimi i saj, Quest 3S është bërë pajisja më e shitur në kategorinë e lojërave video në Amazon U.S.
Lexo edhePse kompanitë po pushojnë punonjësit e Gen Z menjëherë pasi i punësojnë ata?
Nuk është hera e parë që Zuckerberg përdor një moment me vajzat e tij për të shfaqur produktet e Meta-s, ndërsa mëson diçka të re. Në tetor 2023, Zuckerberg publikoi një video ku ai përdorte syzet inteligjente Ray-Ban Meta për të mësuar si t’i bënte gërshet flokët vajzës së tij.
Meta është lideri i industrisë në kufjet VR. Sipas studimit të IDC Research, Meta zotëronte 60.5% të tregut në tremujorin e dytë të 2024-ës, me Sony dhe Apple që mbanin 10.4% dhe 9.1%, përkatësisht.
Pjesa e tregut e Meta-s është rritur që nga tremujori i dytë i 2023-ës, kur zotëronte 50.1%. Ajo pati një rënie të lehtë në tremujorin e parë të 2024-ës, kur Apple nxori në treg kufjen Apple Vision Pro prej 3,500 dollarësh. Sipas një rrjedhjeje informacioni në shkurt 2023, Meta kishte shpërndarë rreth 20 milionë kufje Quest 2. Një raport i qershorit tregoi se Meta ka shitur mbi një milion kufje Quest 3.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.