Automattic, kompania pas WordPress.com, largon 16% të stafit - Business Magazine Albania

Automattic, kompania pas WordPress.com, largon 16% të stafit

Automattic, kompania pas WordPress.com, largon 16% të stafit
~4 minuta lexim

Automattic, kompania që qëndron pas WordPress.com, Tumblr, WooCommerce dhe një sërë shërbimesh të tjera online, ka ndërmarrë një valë shkarkimesh që përfshin 16% të stafit të saj në të gjitha departamentet, sipas një postimi zyrtar  në blogun e kompanisë.

Përpara njoftimit, faqja zyrtare e Automattic listonte 1,744 punonjës, që do të thotë se mbi 270 persona mund të kenë humbur vendin e punës. (Automattic nuk e ka konfirmuar këtë shifër, por burime të brendshme thonë se bëhet fjalë për 281 persona.) Postimi, i cili iu shpërnda gjithashtu punonjësve përmes Slack të mërkurën, shpjegon se ky “ristrukturim” ishte i nevojshëm për shkak të natyrës konkurruese të tregut dhe ritmit të shpejtë të zhvillimit të teknologjisë. Megjithatë , ky vendim vjen pas një viti të trazuar për Automattic, i cili është përfshirë në një betejë ligjore të diskutueshme me kompaninë pritëse WP Engine. Kjo përplasje ka çuar edhe në largimin e disa punonjësve gjatë vjeshtës së kaluar. Sipas CEO-së së Automattic, Matt Mullenweg, WP Engine nuk ka kontribuar sa duhet në projektin me burim të hapur WordPress.org, dhe përdorimi i markës “WP” ka shkaktuar konfuzion mes konsumatorëve për lidhjen e saj me WordPress.

Lexo edhe:Asetila Köstinger, një histori shqiptare suksesi e arritjeje në zemër të Vjenës

Në njoftimin e tij të fundit, Mullenweg shpjegon se këto shkarkime do ta ndihmojnë kompaninë të bëhet “më e shkathët dhe më reaguese,” të “zbusë ndarjet që kanë krijuar joefikasitete,” të “fokusohet te cilësia e produkteve,” dhe të “sigurojë një model financiar të qëndrueshëm për sukses afatgjatë.” “Për të mbështetur klientët dhe produktet tona, duhet të përmirësojmë produktivitetin, përfitueshmërinë dhe kapacitetin tonë për të investuar,” shkruhet në postim, autorësinë e të cilit e mban Mullenweg. Shkarkimet përfshijnë punonjës nga 90 vende të ndryshme, të cilët do të marrin një paketë ndarjeje dhe mbështetje për punësim të ri, ndër të tjera. “Automattic ka disa produkte me potencial për të prekur botën, jo vetëm përmes WordPress. Jam i bindur se do të dalim nga kjo situatë më të fortë, të pozicionuar më mirë për të krijuar një kompani të gjallë, fitimprurëse dhe të dizajnuar mirë që do të vazhdojë misionin tonë për të demokratizuar internetin,” shkroi Mullenweg.

Sipas burimeve të TechCrunch, shkarkimet hynë në fuqi menjëherë, punonjësit morën një email dhe menjëherë humbën aksesin në Slack. Ndër të prekurit ka edhe punonjës me më shumë se një dekadë eksperiencë në kompani. Lajmi vjen gjithashtu pas anulimit të takimit vjetor “Grand Meetup” të planifikuar për vitin 2025, sipas një tjetër burimi. Pas publikimit të lajmit, u mësua më shumë rreth departamenteve të prekura. Sipas një burimi, mbi 100 punonjës janë larguar nga WooCommerce. Ndërkohë, janë prekur edhe ekipe nga Tumblr, Day One dhe departamentet që merren me inteligjencë artificiale. (Në Day One, shkarkimet janë përshkruar si “shkatërruese,” duke kaluar shumë përtej përqindjes 16%.) Në SHBA, shkarkimet përfshijnë pozicione të ndryshme si ekzekutivë të llogarive, marketing, menaxhim produkti dhe dizajn, shitje, komunitet, operacione biznesi, reklamim (ku nga 50 kanë mbetur vetëm 16), dhe të tjera. Paketa standarde e ndarjes u raportua fillimisht si 9 javë, përveç vendeve që kërkojnë më shumë sipas ligjit, por Automattic më vonë i mohoi këto të dhëna. “Deklaratat publike lidhur me përmasat e paketës së largimit nuk janë të sakta,” tha kompania në një deklaratë. “Ne jemi të përkushtuar që të trajtojmë çdo çështje punësimi me integritet dhe drejtësi, në përputhje me vlerat tona thelbësore. Të gjithë të prekurit kanë mirënjohjen tonë të përhershme për kontributin e tyre në kompani dhe ju urojmë suksese në të ardhmen.”

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëje me pasion ose mos e bëj fare.”
— Rosa Nouchette Carey
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0