Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Fizikë - Business Magazine Albania

Dy shkencëtarë amerikanë fitojnë çmimin Nobel në Fizikë

Çmimin Nobel në Fizikë e fituan dy shkencëtarët John J. Hopfield dhe Geoffrey E. Hinton për “për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale”.

Hopfield krijoi një strukturë që mund të ruajë dhe rindërtojë informacionin.

Ndërkohë, Hinton ka shpikur një metodë që mund të zbulojë në mënyrë të pavarur vetitë në të dhëna, e cila është bërë e rëndësishme për rrjetet e mëdha nervore tani në përdorim.

Prej vitit 1901, deri më tani, janë dhënë 118 çmime Nobel në Fizikë, ku laureati më i ri në moshë ishte 25 vjeçari, Lawrence Bragg, dhe më i vjetri ishte 96 vjeçari, Arthur Ashkin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0