Fushata "Garo, Mbështet si Maratonomak" nga Fondacioni Down Syndrome Albania: Ndërgjegjësim dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara - Business Magazine Albania

Fushata “Garo, Mbështet si Maratonomak” nga Fondacioni Down Syndrome Albania: Ndërgjegjësim dhe mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

fushate

Fondacioni Down Syndrome Albania risjell edicionin e 4-ët të fushatës ndërgjegjësuese dhe për mbledhje fondesh “Garo, Mbështet si Maratonomak” Fondacionin Down Syndrome Albania. Kjo fushatë organizohet në kuadër të Maratonës së Tiranës, që këtë vit zhvillohet me datë 20 Tetor 2024. Tetori është njëkohësisht dhe muaji i ndërgjegjësimit dhe i advokimit për sindromën Down, duke e bërë këtë fushatë të një rëndësie të veçantë.

maratonomake

Objektivi i fushatës

Kjo iniciativë ka si qëllim mbledhjen e fondeve për të mbështetur shërbimet terapeutike të fëmijëve me aftësi të kufizuara që frekuentojnë Qendrën e Shërbimeve PRO PAK të Fondacionit. Fëmijët me sindromën Down, autizëm, çrregullime gjuhësore dhe vonesa të tjera në zhvillim nga familje me vështirësi ekonomike përfitojnë nga këto fonde. Mbledhja e fondeve mbështetet nga dhurime të bizneseve dhe individëve, të cilët mund të dhurojnë online përmes website-it të Fondacionit.

fushate

Arritjet e mëparshme të fushatës

Edicionet e mëparshme kanë sjellë rezultate të suksesshme:

2021: 7,248 euro të mbledhura dhe 35 maratonomakë pjesëmarrës.
2022: 22,787 euro të mbledhura dhe 213 maratonomakë pjesëmarrës.
2023: 32,161 euro të mbledhura dhe 318 maratonomakë pjesëmarrës.

fushate

Si të kontribuoni

Nëse jeni biznes dhe dëshironi të sponsorizoni këtë fushatë, mund të kontaktoni në info@dsalbania.org. Sponsorizimet fillojnë nga 150 euro për bizneset e vogla dhe deri në 3000 euro për sponsorët gjeneralë. Përveç ndihmës për kauzën, bizneset do të përfitojnë vizibilitet të logos në bluza, në website dhe rrjetet sociale të Fondacionit.  Individët që dëshirojnë të garojnë për këtë kauzë mund të bashkohen me ekipin #RunForDSA duke plotësuar një formular. Është e rëndësishme që regjistrimi të bëhet përmes Fondacionit, pasi kjo garanton kualifikimin për çmimin e ekipit më të madh garues. Afati i fundit për plotësimin e formularit është 3 tetor, ndërsa pagesa e regjistrimit duhet të bëhet deri më 5 tetor. Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, garuesit do të shtohen në një grup WhatsApp për të marrë udhëzimet dhe detajet e fundit të organizimit.

Lexo edhe: Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

 

Për çdo pyetje, apo sqarim mund të kontaktoni në numrin: 0695606269

Kjo fushatë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të kontribuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve me sindromën Down dhe të tjerëve me nevoja të veçanta, duke u bërë pjesë e një ngjarjeje të madhe sportive dhe sociale në Tiranë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0