Kur një biznes ka mungesë financash, buxheti për marketing shpesh është gjëja e parë që preket. Megjithatë, për bizneset e vogla, mungesa e parave është një gjendje e zakonshme. Fatmirësisht, ka shumë mënyra me kosto të ulët (ose pa kosto) për të tërhequr vëmendjen e klientëve dhe për të angazhuar komunitetin tuaj. Këtu janë disa elemente “virale” të marketingut nga disa biznese të vogla në Amerikë që mund t’ju frymëzojnë për ti përshtatur në kontekstin tuaj ose për të ideuar mënyrat tuaja origjinale.
1.Gjeni vende atipike për të krijuar kontakt me klientët potencial
“Ne bashkëpunuam me një krijues filmash nga lagjja për të bërë një reklamë që të shfaqej në kinematë lokale. Ai e xhiroi atë me film 35-milimetërsh dhe dukej shumë bukur. Ndërsa bëjmë shumë marketing dixhital, është kënaqësi të arrijmë klientët jashtë telefonave dhe kompjuterëve të tyre.” — Michael McCrory dhe Lauren Crabbe, pronarët e Andytown Coffee Roasters në San Francisco.
2. Jepni materiale promocionale falas
“Ne gjithmonë u ofrojmë klientëve tanë një T-shirt falas dhe të cilësisë së lartë. Shumica e bizneseve e shesin, por nuk e kuptoj pse. Të ndihmojmë klientët të ndajnë sukseset e tyre me miqtë dhe familjen është mënyra jonë kryesore për të promovuar biznesin tonë.” — Jeff Eckhouse, pronar i Back Cove Personal Fitness në Portland, Maine.
3. Rrisni njohjen ndaj produktit ose shërbimit tuaj me shpërblime
“Kam krijuar art dhe në fund të viteve ’90, shita një vepër për 5,000 dollarë. Përdora këto para për të bërë shtylla të disa prej veprave të mia më të mira dhe ua dhashë dy çdo dyqani lokal. Kjo ndihmoi që puna ime të ishte në çdo qoshe të zonave më turistike.” — Terrance Osborne, pronar i Terrance Osborne Gallery në New Orleans.
4. Ndani ndodhi personale me klientët
“Nuk bëj shumë reklamim, sepse kemi një shoqatë tregtarësh që bën mirë reklamimin për qytetin. Por postimi im më i angazhuar në mediat sociale ishte një postim personal që shpalli mbylljen e dyqanit për të festuar përvjetorin me gruan time.” — John Cioci, pronar i Paoli Art Shop në Belleville, Wisconsin.
Lexo edhe: Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda ju mjaftojnë për të reduktuar stresin
5. Mundësoni që klientët tuaj të ndihen të vlerësuar
“Fillimisht përgjtë vitit të dytë, shitjet ranë ndjeshëm. Vendosëm të organizonim ‘Ditën e Falënderimeve për Klientët.’ Kur çdo mysafir erdhi, u thonim, ‘Sot gjithçka është falas për ju. Faleminderit që na e bëni të mundur atë që bëjmë.’ Ky veprim ndihmoi që shitjet të riktheheshin menjëherë.” — Matthew Wendland, pronar i Moonshot Coffee në Seattle.
6. Jepni diçka estetike për t’u fotografuar
“Shpenzimi ynë më i mirë në marketing ka qenë një lopë gjigante prej fiberglasi që ndodhet para dyqanit tonë. Kjo ka bërë që vizitorët të bëjnë fotografi dhe ta ndajnë atë në mediat sociale.” — Ken dhe Jackie Feltz, pronarët e Feltz’s Dairy Store në Stevens Point, Wisconsin.
7. Ofroni ambientet e hapësirës tuaj për mundësi interesante
“Marketingu ynë më i efektshëm erdhi pa kosto për ne – madje u paguam! Studioja jonë ka tërhequr shumë mundësi xhirimi dhe fotografimi, përfshirë një episod të American Horror Story.” — Jill dhe Adam Levy, pronarët e Sound Body & Mind yoga studio në Huntington, New York.
Këto janë disa shembuj se si bizneset e vogla mund të arrijnë suksese të mëdha në marketing, pa pasur nevojë për një buxhet të madh. Këto ide kreative mund të ndihmojnë në rritjen e njohjes së markës tuaj dhe angazhimit të klientëve me të, duke krijuar një lidhje më të fortë me komunitetin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.