Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Cassini Hackathon - Business Magazine Albania

Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Cassini Hackathon

U zhvillua këtë fundjavë në Tiranë, Cassini Hackathon. Ky është viti i parë që Shqipëria futet në hartën e këtij kompeticioni për skuadrat e grupeve pjesëmarrëse.Hackathoni i Cassini, mblodhi të premten pasdite deri të dielën pranë ambjenteve të Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të rinj, mentorë dhe partnerë të programit.

Hackathon i 7-të CASSINI është një iniciativë e mbështetur nga Komisioni Evropian që do të zhvillohet në 10 vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, ku organohet nga ICTSlab.

Eventi nisi ditën e premte datë 13 shtator me pjesëmarrjen live në çeljen e CASSINI Europe si dhe me fjalët përshëndetëse të Lorenc Çala, Drejtor i Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai theksoi nevojën e ideve dhe nismave të reja në zhvillimin e qëndrushëm, duke dhënë edhe shembuj konkretë si mundësia e monitorimit të vijës bregdetare. Kushtrim Shala, Drejtor Bordi në ICTSlab, theksoi faktin se startupet shqiptare janë të avancuara në idetë e tyre dhe pret që të kemi skuadra fituese për të konkuruar denjësisht me fituesit e vendeve të tjera në nivel Europian.

Tema e këtij viti ishte: ‘Mjedisi dhe Tranzicioni i Gjelbër’. Hackathon u mbajt në datat 13, 14 dhe 15 Shtator në 10 vende në Evropë, duke angazhuar profesionistë ,të cilët kanë një ide për zhvillmin e qëndrueshëm.

Por, cilat ishin grupet pjesëmarrëse në këtë edicion të Hackathon?

  1. Congreen- Bashkimi i çimentos me sporet e myshkut për minimizimin e CO2
    2. IKARUS – Sistem për parandalimin e zjarrit me machine learning
    3. CROPVISOR – Bazuar në të dhëna, konsulencl për fermerët për mbjelljen e kulturave bujqesore me produktive në zona specifike
    4. Tirana Goes Green – Platormë për donacione për gjelbërimin e qytetit, dhe nxitjen e përdorimit të biçikletës nëpërmjet promovimit të bizneseve të biçikletave dhe hartëzimit të korsive të biçikletave.
    5. COASTALERT – Platformë për parandalimin dhe parashikimin e erozionit në bregdet.
    6. ECOTOWN- Platformë për raportimin e ndotjes në qytete

Dita e dytë e CASSINI Hackathon nisi vrullshëm me punën në grupe nën shoqërimin e mentorëve për t’i dhënë formë idesë së tyre. ICTSlab u lidh drejtpërsëdrejti me linjën e transmetimit direkt të CASSINI Europe për të folur për eksperiencën e këtij aktiviteti në Tiranë. Gjithashtu gjatë ditës së dytë, grupet e CASSINI Hackathon mirëpriten Z.Murat Sahin, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri për të ndarë me ta një fjalim motivues për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjedisin.

Të rinjtë punuan pa pushim për 72 orë, duke sfiduar gjumin e mengjesit dhe duke u angazhuar për të arritur rezultate të shkëlqyera në zgjidhjen e sfidave klimatike duke përdorur të dhënat nga hapësira të Bashkimit Europian. Juria vlerësoi prezantimet të cilat u mbajtën në formatin 3 minuta prezantim dhe 2 minuta pyetje/përgjigje. Të gjitha ekipet e përfshira treguan një punë të jashtëzakonshme duke krijuar produkte inovative.

Pas një konkurence të fortë dhe ideve të shumta, fituesit e këtij edicioni janë shpallur: CROPVISOR, në vendin e parë dhe mori një shpërblim prej 2000 euro dhe IKARUS në vendin e dytë me një shpërblim prej 1000 euro. Grupi CropVisor gjithashtu do të përfaqësojë Shqipërinë në Demo Day në datën 18 shtator.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0