Si ndikon shkëputja nga lajmet negative në metabolizmin tuaj - Business Magazine Albania

Si ndikon shkëputja nga lajmet negative në metabolizmin tuaj

Si ndikon shkëputja nga lajmet negative në metabolizmin tuaj

Është e lehtë të ndihesh i lodhur nga cikli pandalim i lajmeve për luftëra, kriza klimatike dhe trazira ekonomike. Megjithatë, një pushim i vogël nga këto lajme mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor dhe atë të tretjes. Shkencëtarët kanë studiuar se si truri dhe trupi i njeriut përballen me informacionin që njerëzit përjetojnë si shqetësues. Ata u tregojnë subjekteve testuese një mori imazhesh ose fjalësh të krijuara për të ngarkuar sistemet e tyre nervore – pikërisht lloji i përmbajtjes që të gjithë hasim çdo ditë në lajme.

Pas një periudhe kohe, vihen re ndryshime në modelet e aktivitetit të trurit, të cilat janë të rëndësishme për rregullimin e sistemeve trupore. Disa nga këto ndryshime ndodhin në rajone të trurit që janë të rëndësishme për koordinimin dhe rregullimin e sistemit nervor, imunitar dhe metabolik. Si rezultat, subjektet e testimit shfaqin rrahje të shpejta zemre, duar të djersitura dhe nivele të larta të kortizolit ndërsa truri i tyre përgatit trupin për veprim. Edhe pse ata ndodhen të sigurt në një karrige të rehatshme laboratori, thjesht imagjinimi i një ngjarjeje të pakëndshme mund të shkaktojë një stuhi ndryshimesh elektro-kimike.

Për shembull, në një studim shkencor u studiuan reagimet e njerëzve ndaj lajmeve për bombardimin e Maratonës së Bostonit të vitit 2013 në një laborator. Kur lajmet përmbanin një përqindje më të lartë fjalësh negative, subjektet raportuan shqetësim më të madh dhe ishin më reaktiv fizikisht ndaj imazheve të bombardimit.

Edhe lajmet e papritura ose të paqarta, si rritja e shpejtë e një infeksioni të ri ose rreziqet e injorimit të emetimeve të karbonit nga qeveritë, mund të shtojnë shqetësimin tuaj. Këto ndjenja lindin kur truri juaj punon pak më shumë se zakonisht, për shembull, kur hasni lajme që nuk prisni ose që sfidojnë bindjet tuaja. Ky punim shtesë shton një ngarkesë të vogël në metabolizmin tuaj për momentin dhe mund të ndihet i pakëndshëm.

Lexo edhe: Një studimi gati 28-vjeçar deklaron se përdorimi i celularëve nuk rrit rrezikun e kancerit të trurit

Pak stres në moment, mbase, është çmimi që paguajmë për të qenë qytetarë të informuar. Por me kalimin e kohës, këto ngarkesa të vogla mund të grumbullohen, veçanërisht kur mediat raportojnë më shumë histori negative dhe përdorin më shumë fjalë negative sesa ato pozitivet.

Lajmet negative kanë më shumë gjasa të ndahen në rrjetet sociale, duke krijuar një nxitje për mediat që të theksojnë negativitetin, duke prodhuar një cikël të pafund “mërzie.” Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të gjendeni të mbytur në një det të ligësisë, të lodhur dhe me një ndjenjë të vazhdueshme të fatkeqësisë, edhe nëse jeta juaj e përditshme nuk është aq e keqe.

Edhe nëse arrini të mos lejoni që lajmet të ndikojnë në humorin tuaj, ka një arsye tjetër për t’u shqetësuar: përvojat tuaja sot përgatisin trurin tuaj për atë që mund të përjetoni nesër. Kur jeni të mbingarkuar me lajme negative, kjo situatë mund të formësojë botëkuptimin tuaj të përgjithshëm, duke ju bërë të prisni lajme të këqija dhe të veproni në përputhje me to. Ky proces është gradual dhe i imët, jo diçka që do ta vëreni menjëherë, por shtohet me kalimin e kohës.

Pra, çfarë duhet të bëni? Përpiquni t’i merrni në doza të vogla dhe më pas rigjeneroni atë që keni shpenzuar. Bëni një shëtitje me një mik, flini mirë natën. Mund t’i jepni sistemit tuaj nervor një pushim të shkurtër duke konsumuar lajme pozitive ose edhe lajme negative por që e kanë një rreze drite mes gjithë asaj errësire negativiteti. Në studimin për Maratonën e Bostonit, për shembull, u zbulua se historitë e qëndresës, heroizmit ose mirësisë përballë fatkeqësive mund të ndihmojnë një person të përballojë stresin.

Çfarëdo vendimi të merrni, kini parasysh të  mos i konsumoni lajmet negative gjatë ngrënies. Stresi brenda dy orëve pas një vakti bën që truri dhe trupi juaj të metabolizojnë atë që hani në një mënyrë që shton 104 kalori në vakt. Nëse kjo ndodh çdo ditë, do të jetë rreth një kilogram shtesë në muaj.

 

 

 

sf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0