Frymëmarrje: Startup-i që po sjell në arkitekturë marrëdhënien njeri-natyrë - Business Magazine Albania

Frymëmarrje: Startup-i që po sjell në arkitekturë marrëdhënien njeri-natyrë

Frymëmarrje
~7 minuta lexim

Gjatë periudhës së pandemisë, kur izolimi dhe mungesa e natyrës u bënë më të prekshme se kurrë, Kristina Gjini, një arkitekte me pasion për ambientin dhe inovacionin, vendosi të ndërmarrë një hap të guximshëm. Duke kombinuar përvojën e saj profesionale me dashurinë për natyrën, ajo krijoi startup-in “Frymëmarrje,” një iniciativë që synon të rikthejë natyrën në jetën urbane përmes dizenjimit dhe implementimit të mureve të gjelbëruara natyrale. Në këtë intervistë ekskluzive, Kristina ndan me ne historinë, sfidat dhe vizionin e saj për të ardhmen e këtij projekti inovativ që po transformon hapësirat në Shqipëri.

Na tregoni pak për historikun e startup-it tuaj. Si lindi ideja dhe cilat ishin hapat fillestarë që ndërmorët për të krijuar këtë biznes?

 Gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, punoja si freelancer për një kompani ndërkombëtare që merrej me dizenjimin dhe implementimin e mureve të gjelberuara natyrale. Duke punuar për rreth dy vite si arkitekte për këtë kompani, fitova njohuri të thelluara mbi mënyrën se si këto sisteme funksiononin, implementoheshin dhe mirëmbaheshin. Gjatë këtyre 2 viteve, në Shqipëri, ndërtimi kishte lulëzuar dhe çdo hapësirë po uzurpohej nga komplekset e mëdha, kryesisht rezidenciale. Ky ritëm kaq dinamik dhe i shpejtë ndërtimi, dukej sikur i kishte zënë frymën qytetit dhe banoreve të tij, duke i privuar ata nga elementët natyrorë që janë të rëndësishëm për një jetesë cilësore. Si një vajzë që gjithmonë ka pasur një lidhje të ngushtë me natyrën dhe si një arkitekte që njihej drejtpërdrejtë me tendencat e fundit në fushën e arkitekturës, kuptova që kishte një nevojë të madhe për të sjellë natyrën më afër njeriut. Duke parashikuar këtë nevojë dhe duke kombinuar dashurinë time për elementet e natyrës me ambicien për të bërë më të mirën profesionalisht, vendosa të krijoj startupin” Frymëmarrje”. “Frymëmarrje” konsiston në dizenjimin dhe implementimin e mureve të gjelbëruara NATYRALE në ambientet e brendshme. Fokusi I “Frymëmarrje” është njeriu dhe mirëqenia e tij!

Cilat janë arritjet më të mëdha të deritanishme të startup-it tuaj?

 Arritjet e “Frymëmarrje” deri më tani përfshijnë disa aspekte:

  1. Implementimi I Suksesshëm I Projektit Të Parë.

Frymëmarrje ka fituar 2 fonde të rëndësishme që kanë shënuar një hap të madh përpara në rrugëtimin tonë, përkatesisht “Smart and Green Future” dhe “Challenge Fund”.

“Smart and Green Future” na ka dhënë mundësinë për të realizuar derimë tani, projektin tonë- zhvillimin e një prototipi inovativ. Ky fond na ka lejuar të investojmë në një produkt që reflekton standarde të cilësisë duke dëshmuar që koncepti i murit natyral të gjelbëruar, i jep vlerë ambientit dhe benefite përdoruesve të kësaj hapësire.

  1. Ndërtimi i Një Rrjet i Të Fortë Bashkëpunëtorë

“Frymëmarrje” ka arritur të krijojë një rrjet të ngushtë bashkëpunëtorësh, të cilët janë të domosdoshëm për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e mureve të gjelbëruara NATYRALE. Ky rrjet ka ndihmuar dhe do të ndihmojë në ruajtjen e cilësisë gjatë prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të ofruara.

Në të ardhmen synojmë:

Rritjen e ndërgjegjësimit për përfitimet që sjellin Muret E Gjelbëruara NATYRALE dhe Përfshirja e këtij produkti inovativ në projekte të rëndësishme.

Cilat janë disa nga sfidat kryesore që keni hasur gjatë zhvillimit të “Frymëmarrje” dhe si i keni kapërcyer ato?

 Fatmirësisht këmbëngulja për të arritur diçka që unë dua dhe në të cilën besoj është një ndër pikat e mia më të forta. Është pasioni dhe dëshira e zjarrtë për “Frymëmarrjen” ajo që më ka bërë të thyej barrierat e hekurta të mosbesimit dhe të vërtetoj qe idea funksionon dhe jetësohet. Një tjetër sfidë ka qënë gjetja e furnitorëve/ bashkëpunëtorëve që ofronin cilësinë e lartë të shërbimit për të cilën unë nuk bëj kompromis! E ja ku ndodhemi sot, përballë prototipit të parë, falë bashkëpunimeve të frytshme dhe besimit të ndërsjellë në misionin tonë.

Si e shihni zhvillimin e startup-it tuaj në 3-5 vitet e ardhshme?

 Ambiciet e mia shohin një të ardhme premtuese! Objektivat janë të qarta, bashkëpunëtorët tanë janë në gatishmëri të plotë, dhe vullneti për të realizuar këto qëllime është i palëkundur. Me besim dhe optimizëm, në një të ardhme të afërt, mezi presim të ndajmë me ju arritjet tona dhe progresin që kemi bërë.

Lexo edhe:Albania Unlocked – Sekreti pas suksesit të bizneseve shqiptare në turizëm

A keni ndonjë partneritet apo bashkëpunim që ka qenë kyç për zhvillimin e startup-it tuaj?

 Po. Një nga partneritetet më të frytshme dhe më efikase deri më tani ka qenë me kompaninë “two lines shpk”. Ky bashkëpunim ka qenë vendimtar për suksesin e realizimit të prototipit tonë të parë me dimensione 235×200 cm. Stafi i “two lines shpk” e ka vlerësuar dhe përqafuar misionin e “Frymëmarrje” duke punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm për të përmbushur objektivat tona brenda afateve të parashikuara. Ky partneritet ka qenë një pikë kyçe në rrugëtimin tonë drejt suksesit.

Së fundmi, ju keni qenë edhe edhe një ndër startupet e përzgjedhura si fituese e fazës së parë të challenge fund , cilat janë projektet që keni në plan të realizoni me ndihmë e saj?( nëse mund të ndani ndonjë me ne).

 Jam shumë e lumtur që “Frymëmarrje” është vënë në rradhët e fituesve të “Challenge Fund” pasi konkurenca ka qënë vërtet tepër e fortë. Fokusi i investimit do të përqendrohet kryesisht në përmirësimin e produktit dhe në nxjerrjen sa më shpejt të tij në treg. Ky është një hap i rëndësishëm për ne, duke pasur parasysh që ndodhemi në fazat e para të zhvillimit tonë. Synimi ynë është të maksimizojmë potencialin e këtij investimi në mënyrë që të përmbushë nevojat e tregut dhe që të ofrojë vlerë për klientët tanë.

Cili është vizioni juaj për të ardhmen e startup-it tuaj dhe si dëshironi që të kujtohet startup-i juaj në industrinë ku operoni?

Vizioni im për të ardhmen e startup-it është që “Frymëmarrje” të jetë kompania lider në transformimin e hapësirave nëpërmjet Mureve të Gjelbëruara NATYRALE. Kjo duke krijuar mjedise që forcojnë marrëdhënien njeri-natyrë, e cila siguron rritjen e mirëqënies së përdoruesve. Me Mision, të impaktoje pozitivisht në rritjen e cilësisë së jetesës, të ushqejë mirëqënien e brezave të ardhshëm dhe të nxisë zhvillimin e qyteteve ekologjike që kumbojnë me ritmet harmonike të natyrës.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0