TimeFlow, startup-i italian që po ndryshon sektorin IT, synon Shqipërinë - Business Magazine Albania

TimeFlow, startup-i italian që po ndryshon sektorin IT, synon Shqipërinë

TimeFlow, startup-i Italian që po revolucionarizon sektorin IT, po synon Shqipërinë

TimeFlow, një startup inovativ dhe Benefit Corporation me seli në Milano dhe Lecce, po transformon sektorin IT me një platformë të bazuar në inteligjencën artificiale. Pas suksesit në Itali dhe zgjerimit ndërkombëtar në vazhdim, startup-i tani po shikon me interes tregun shqiptar. Kemi biseduar me Lorenzo Danese, CEO i TimeFlow, për të mësuar më shumë.

TimeFlow është një lojtar në rritje në sektorin IT. Si lindi ideja për këtë startup?

Ideja për TimeFlow lindi nga përvoja ime në sektorin IT. Gjatë karrierës time, vura re një vështirësi në rritje për të gjetur profile të kualifikuara për zhvillimin e softuerëve. Në vend që të zgjeroja thjesht ekipin HR, vendosa të krijoja një zgjidhje më inovative: një Akademi për të trajnuar talente të reja. Në fillim të vitit 2020, shita aksionet e mia për t’u orientuar në një kompani të bazuar në produkt: kështu lindi TimeFlow, një platformë e bazuar në AI për të lidhur kompanitë me furnizuesit IT. Ideja ka rrënjë në ndërgjegjësimin për problemet që përballen kompanitë në sektor për të krijuar lidhje të reja dhe për të gjetur partnerë teknologjikë të kualifikuar.

Si po revolucionarizoni procesin e përzgjedhjes dhe angazhimit të partnerëve teknologjikë për kompanitë?

TimeFlow përdor një algoritëm të inteligjencës artificiale për të analizuar nevojat e klientëve. Në kohë reale, teknologjia jonë llogarit përputhjen më të mirë midis kërkesave të kompanive dhe aftësive të furnizuesve, duke propozuar partnerët IT më të kualifikuar ndërkombëtarisht. Kjo redukton kohën dhe koston e kërkimit dhe angazhimit, duke përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e procesit të sourcing-ut.

Lexo edhe:Kaltrina Rexhepi-Hasani: ekonomistja që zgjedh bujqësinë, falë pasionit për livandën dhe bletët

Si e dallon TimeFlow veten nga platformat e tjera të outsourcing-ut IT në treg?

TimeFlow nuk është thjesht një treg për aftësi IT. Platforma jonë ofron gjithashtu një Platformë të Menaxhimit të Furnizuesve që lejon kompanitë të menaxhojnë bazën e tyre të furnizuesve, duke digjitalizuar dhe centralizuar marrëdhëniet komerciale. Kjo lehtëson vendimmarrjet e informuara të blerjes dhe mundëson përzgjedhjen e furnizuesit më të përshtatshëm në bazë të të dhënave të plota dhe në kohë reale, duke e bërë procesin e blerjes IT më efikas.

Startup-i juaj është një Benefit Corporation. Pse keni zgjedhur këtë formë ligjore dhe si ndikon ajo në operacionet tuaja të përditshme?

Zgjodhëm të bëhemi një Benefit Corporation sepse dëshirojmë të kemi një ndikim pozitiv në njerëz dhe në mjedis. Shumë nga ne, përfshirë edhe mua, jemi të vetëdijshëm për këto çështje edhe në jetën tonë private. Ne kompensojmë emetimet e CO2 dhe bashkëpunojmë me partnerë të specializuar në qëndrueshmëri. Po ashtu, jemi pjesë e Ekipëve të Inovacionit Social, duke promovuar një model ekonomik që ka një ndikim pozitiv në shoqëri.

TimeFlow ka filluar së fundmi një proces ndërkombëtarizimi duke nisur nga India. Cilat janë ambiciet tuaja globale dhe si e shikoni Shqipërinë në këtë proces?

India ishte një zgjedhje strategjike për shkak të pasurisë së aftësive IT në këtë treg. Krijuam një “urë” teknologjike që lejon kompanitë indiane të lidhen me ato evropiane, duke lehtësuar një bashkëpunim të dobishëm për të dyja palët. Pas Indisë, synojmë të zgjerohemi në Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani dhe Spanjë. Shqipëria përfaqëson një mundësi të re për ne, me ekosistemin e saj në rritje në teknologji dhe një forcë punëtore të re dhe dinamike. Dëshirojmë të ofrojmë mundësi për kompanitë shqiptare që të lidhen me partnerë teknologjikë të nivelit të lartë dhe të nxisim zhvillimin e sektorit IT në këtë vend.

Si planifikoni të qaseni në tregun shqiptar dhe cilat mundësi shihni për TimeFlow në Shqipëri?

Ne shohim një potencial të madh në Shqipëri, me ekonominë e saj në rritje dhe interesin gjithnjë e në rritje për inovacionin teknologjik. Sipas të dhënave nga aida.gov.al, Shqipëria ka rreth 35,000 punonjës në sektorin ICT BPO, duke treguar praninë e një forca punëtore të kualifikuar dhe të gatshme për të u rritur. Ne synojmë të krijojmë një rrjet të furnizuesve IT shqiptarë që mund të ofrojnë aftësitë e tyre në tregun ndërkombëtar. Jemi të bindur se platforma jonë mund të ndihmojë kompanitë shqiptare të gjejnë mundësi të reja më shpejt, duke përmirësuar efikasitetin dhe konkurrencën e sektorit IT në Shqipëri.

AE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0