DigitAlb feston 20 vjetorin! - Business Magazine Albania

DigitAlb feston 20 vjetorin!

Gjithçka ishte gati. Pas muajsh të tërë testimesh e pune kolosale, kishte ardhur momenti i shumëpritur. Një ëndërr e guximshme e një njeriu vizionar tashmë po bëhej realitet me lindjen e DigitAlb, pikërisht 20 vite më parë, më 15 Korrik 2004. Në Shqipërinë e 1001 problemeve, në kohën kur shumë skeptikë i thonin se ndoshta nuk ishte ende momenti për këtë hap të madh e të vështirë, Tani i Topit siç e njihnin të gjithë themeluesin e guximshëm të Top Media, ishte shumë i vendosur. 

“Shqiptarët e duan teknologjinë”, shprehej dhe koha i dha të drejtë. Kur në Europën Perëndimore ishin të pakta vendet me një teknologji të tillë, DigitAlb nisi transmetimin, fillimisht me platformën tokësore, si një produkt 100% shqiptar, me dekoder e menu krejtësisht shqip dhe përmbajtje filmash, serialesh, dokumentarësh, filmash për fëmijë e gjithçka tjetër në shqip, të titruar apo dubluar. 

Shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e çdo familjeje shqiptare dhe duke ecur me hapin e kohës, në një kohë rekord shtrirja e DigitAlb u shtri përtej kufijve të Shqipërisë me platformën satelitore. Kudo ku shqiptarët jetonin e punonin, tashmë DigitAlb ishte lidhja e tyre me vendlindjen. Misioni i DigitAlb ishte mbarëkombëtar, duke lidhur e bërë bashkë një komb të tërë, të shtrirë në disa vende. Gjuha e bukur Shqipe u trashëgua, u mësua dhe u fol nga breza të tërë fëmijësh që u rritën me DigitAlb si anëtarin e tyre të pandarë në familje. E bashkë me këta fëmijë u rrit me hapin e kohës edhe DigitAlb, me zhvillimet teknologjike që pasuan, programacionin që u pasurua sipas kërkesave të abonentëve dhe të tregut, duke qëndruar i palëkundur në pozicionin e liderit. 

Lexo edhe:Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor!

Trashëgimia e kinemasë e artit shqiptar me prodhimet më të spikatura ndër vite, si dhe të tjera prodhime ekskluzive nga DigitAlb janë transmetuar dhe i janë shtuar arkivës, si një pasuri e të gjithëve ne. Kampionatet më të dashura të shqiptarëve, eventet sportive që kanë mbetur në histori, rrugëtimi i Kombëtares Shqiptare, përfaqësueses së Kosovës, klubet shqiptare në arenën europiane të futbollit, sportistët shqiptarë që kanë ngritur lart flamurin e kombit, të gjithë e gjithçka janë shoqëruar vit pas viti drejt sukseseve, me krenari e përkushtimin maksimal nga DigitAlb. Filmat më të fundit, ikonat e arta të kinemasë botërore, serialet e rekordeve të shikueshmërisë, dokumentarët më të ndjekur kanë qënë kryefjala në programacionin e pasur e të larmishëm të DigitAlb, duke sjellë kinemanë në shtëpinë e gjithsecilit e sipas preferencave të çdokujt. 

E sot ky 20 Vjetor e gjen platformën më të dashur të shqiptarëve, më të rritur, më të fortë e të shtrirë në mbarë botën. Krahas platformave tokësore e satelitore, DigitAlb prej pak vitesh tashmë, transmeton edhe përmes platformës OTT, risia teknologjike e transmetimit për të shikuar gjithçka që dëshiron, kur ti dëshiron dhe për më tepër në çdo vend të botës përmes internetit, sepse DigitAlb është platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të festuar me të gjithë ju, DigitAlb vjen me një ofertë speciale me ulje çmimesh deri në 50%, si asnjëherë më parë. 20 Vjet DigitAlb dhe ky është vetëm fillimi….

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0