Folklor Souvenirs, synon të sjellë disa kostumografinë shqioptare si suvenir identifikues - Business Magazine Albania

Folklor Souvenirs, synon të sjellë disa kostumografinë shqioptare si suvenir identifikues

Pnorea

Suvenire me motive folklorike është startupi që po ndërton Panorea Ballaci. Ky startup, ka marrë pjesë së fundi në Women Startup Competition Albania. Në një intervistë për ne Panorea tregon se, Folklor Souvenirs ka si mision të krijojë produkte turistike të llojit të veçantë, në të cilat ndërthuret tradita dhe inovacioni. Vizioni i kompanisë sonë është që cdo destinacion turistik shqiptarë të ketë suveniret e tij”. Ideja e biznesit, e mbështetur në vitin 2019 nga New Media Communications,  me ndërtimin e Website dhe Logo, tashmë është në fazën e zhvillimit të produktit.

Sfida kryesore, sipas Ballacit, ka qenë krijimi i katalogut të artizanëve dhe përzgjedhja e produkteve që do të reklamoheshin në faqen e Instagramit. “Nuk kishim përcaktuar një plan shitjeje afatgjatë dhe një plan marketingu”.

Aktualisht startup-i është në fazën e zhvillimit, ku skuadra po punon në graphic design veshjen tradicionale të Tiranës, e cila do të stampohet në magnet. “Kemi kontaktuar edhe një agjenci udhëtimi në të cilën do të shesim magnetet e para”, tregon Panorea.

Vlerat që e udhëheqin këtë startup janë kreativiteti, përkushtimi për të nxjerrë një produkt cilësorë unik.  “Ne besojmë se Shqiperia ka nevojë për më shumë suvenire, nëpërmjet të cilave të promovohet, të njihet dhe të kujtohet. Turistët, apo dhe emigrantët, të cilët kthehen me shumë mall për të vizituar Shqipërinë, duhet të marrin me vete patjetër kujtimet, të cilat t’i rikthejnë përsëri”, thekson themeluesja e Folklor Souvernirs.

Përmes këtij startupi, turistët kanë mundësi të blejnë suvenire cilësore, të cilat promovojnë kostumografinë shqiptare dhe identitetin kombëtar. Gjatë muajit të ardhshëm, startupi synon të testojë produktin e parë turistik, magnetin me veshjen tradicionale të Tiranës dhe të presë reagimin e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Panorea ndihet e lumtur me krijimin e produkteve të reja, të cilat në të ardhmen mund të jenë në treg.

Objektivi është që, produktet, të cilat krijohen të mund të shiten në agjencitë e udhëtimeve dhe në souvenir shop. Në tre vitet e ardhshme,  synon të ketë bashkëpunime me të paktën 50 agjensi udhëtimi dhe 50 souvenir shop.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0