Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike - Business Magazine Albania

Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike

Njihuni me atletet e reja futuriste të Nike

Në vitet 1980, personazhi Marti McFly në film veshi atlete Nike që lidheshin automatikisht në film, por sot, Nike ka krijuar atlete të reja që bëjnë shumë më shumë se sa thjesht të zmadhohen automatikisht kur duhet.

Nike dhe Hyperice janë bashkuar për të krijuar një palë atlete high-top që masazhojnë këmbët e sportistëve gjatë përdorimit. Këto atlete përdorin ngrohje dhe kompresion ajri dinamik për të përmirësuar rigjenerimin e muskujve dhe indeve të këmbës. Kjo ndihmon sportistët të përmirësojnë performancën dhe të ndihen më mirë pas ushtrimeve intensive.

Këpucët përfshijnë veçori Normatec me ajër të dyfishtë dhe elemente ngrohjeje, të ushqyera nga bateritë në brendi të tabanit të shollës. Ky inovacion i ri është një hap i madh në industrinë e këpucëve sportive, duke ofruar një teknologji të përparuar për tu kujdesur për shëndetin dhe performancën e sportistëve në një mënyrë të re dhe të përparuar. Ato kontrollohen duke përdorur katër butona të vegjël në thembër të këpucës.

Hyperice ka raportuar se testuesit e atletëve kanë përshkruar ndjesinë e këmbëve dhe kyçeve si “më të lira dhe më të lehtësuara” pasi i veshin, duke ndjerë sikur kishin përfunduar seancën e tyre të nxemjes para se të fillonin rutinën e tyre stërvitore të zakonshme.

Tobie Hatfield, drejtor i lartë i Inovacionit të Atletëve në Nike, shprehet se këpucët e zhvilluara me Hyperice ndihmojnë trupin të përgatitet për aktivitet, përshembull, për atletë që luajnë për një titull të rëndësishëm ose për punëtorë që qëndrojnë shumë në këmbë. Tanimë një vëmendje ndaj fazës parapërgatitore jo vetëm për lehtësimin e performancës gjatë përdorimit të tyre.

Atletë të tjerë si maratonisti Eliud Kipchoge, futbollisti Ada Hegerberg, basketbollisti Lebron James dhe golfisti Tom Kim po testojnë atletet futuriste.

“Unë mund të ndiej dallimin menjëherë,” thotë Kim. “Pas veshjes së këpucëve Nike x Hyperice në mëngjes, ndihem shumë më lehtë në këmbë.”

Lexo edhe: Raporti i Inteligjencës Artificiale në Evropë 2024: Një pasqyrë e zhvillimeve dhe perspektivave

Kipchoge shton: “Unë kam përdorur këpucët Nike x Hyperice para dhe pas shumë seancave kyçe në trajnimin tim për maratonën olimpike. Kur i përdor gjatë një seance të nxemjes, ato bëjnë që këmbët e mia të ndihen shumë të lehta gjatë stërvitjes. I përdor gjithashtu pas vrapimit si pjesë kyçe e rikuperimit të muskujve të mi.”

Këpucët nuk janë ende të disponueshme në treg, me Nike dhe Hyperice që planifikojnë t’i nxjerrin ato në një datë të mëvonshme pasi të kenë mbledhur më shumë feedback nga atletët.

“Ky bashkëpunim është kulmi i viteve të punës midis dy markave tona, për të ofruar këpucë dhe veshje inovative për atletët me qëllim të rritjes së performancës dhe rikuperimit të tyre. Dhe ky është vetëm fillimi” – thotë themeluesi dhe presidenti i Hyperice, Anthony Katz.

 

TechRadar

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0