Rruga drejt suksesit ndryshon shumë mes atyre që e ndjekin atë, megjithatë ajo gjithnjë lidhet me ndjekjen e disa praktikave bazë. Më poshtë janë disa nga mësimet e Chad Willardson, themelues dhe president i Pacific Capital, një firmë këshilluese dhe menaxhuese e pasurive. Ai është gjithashtu Themeluesi i Platinum Elevated, një program mentorues që ndihmon sipërmarrësit të arrijnë lirinë financiare dhe të stilit të jetesës, si dhe autor best-seller pesë herë.
1. Shkruani të ardhmen tuaj për ta arritur atë
Hapi i parë për të vendosur se çfarë dëshironi është thjesht ta shkruani atë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që i shkruajnë qëllimet e tyre kanë 42% më shumë gjasa t’i arrijnë ato sesa ata që nuk e bëjnë këtë. Niseni duke identifikuar atë që ju pëlqen vërtet pa vendosur ende një rezultat specifik për të arritur. Individët e suksesshëm nuk e arritën madhështinë rastësisht. Ata morën kohë për të menduar me të vërtetë se si dëshironin të ishte e ardhmja e tyre dhe qëllimisht bënë atë që mundën për ta krijuar atë realitet.
2. Ndërtoni rrjetin tuaj të njohjeve
Arritja e qëllimeve tuaja shpesh përfshin lidhjen dhe rrjetëzimin me ata që tashmë kanë arritur sukses ose që janë në një rrugë të ngjashme ambicioze si ju. Njerëzit më pyesin gjatë gjithë kohës se si ta ndërtojnë rrjetin e tyre dhe gjëja e parë që mund të sugjeroj është që të vendosni të bëheni vërtet të vlefshëm për njerëzit që i admironi ose dëshironi ti keni pjesë e rrjetit tuaj të kontakteve. Duke kultivuar aftësitë tuaja dhe personalitetin me kalimin e kohës, rrjeti juaj i kontakteve apo i të njohurve do të rritet dhe reputacioni juaj do të hapë dyer të reja.
3. Jepini përparësi arritjeve
Personat me arritje të larta ndonjëherë nuk e kuptojnë ekuilibrin kritik midis punës, pushimit dhe lojës. Djegia është një kërcënim real për suksesin dhe prosperitetin e qëndrueshëm. Për të ruajtur produktivitetin afatgjatë, është thelbësore të përfshihen periudha relaksi dhe kujdesi për veten. Ashtu si ngritja e peshave bëhet efektive vetëm kur përfshini ditë pushimi që muskujt tuaj të rriten, të njëjtat parime zbatohen për fokusin tuaj të punës. Ju duhet të krijoni hapësirë për t’u larguar dhe për t’u rikuperuar, veçanërisht në këtë “epokë informacioni”, ku pjesa më e madhe e kohës sonë kalohet duke parë ekranet dhe duke përpunuar informacione të reja gjatë gjithë ditës dhe natës.
Lexo edhe: 8 strategjitë e Taylor Swift që çdo sipërmarrës teknologjie duhet të aplikojë në 2024
4. Mendoni afatgjatë për vendimet që lidhen me paratë
Para se të merrni ndonjë vendim të rëndësishëm financiar, merrni parasysh ndikimin afatgjatë të opsioneve tuaja. Njerëzit e suksesshëm financiarisht e kuptojnë ndryshimin midis një aktivi dhe një detyrimi. Sigurohuni që të mbani perspektivën tuaj afatgjatë kur merrni vendime për para dhe shmangni tundimin për të shpenzuar ose marrë hua për të marrë atë që shoqëria thotë se duhet të keni. Gjithashtu investoni në edukimin tuaj financiar dhe të menaxhimit të financave tuaja personale.
5. Qëndroni të fokusuar në periudha të paqëndrueshme
Stabiliteti emocional i udhëheqësve të suksesshëm u mundëson atyre të mendojnë, të marrin vendime racionale dhe të gjejnë mundësi edhe në mes të kaosit. Kur e shihni të gjithë të tjerët tërhiqen, është pikërisht momenti që duhet të qëndroni të qetë. Kjo ndërton besimin te njerëzit që drejtoni dhe tregon se si udhëheqja e fortë mund të bëjë një ndryshim të madh në kohë të vështira.
6. Këshillohuni me mentor me përvojë
Individët e suksesshëm janë specifikisht selektivë kur kërkojnë këshilla. Ata kanë prioritet njohuritë nga ata që kanë përvojë të drejtpërdrejtë. Mos merrni këshilla madhore nga njerëz me të cilët nuk shkëmbeni të njëtin vizion a perspektiv për të ardhmen tuaj. Sigurohuni që të merrni udhëzime nga ekspertë të cilët janë të bazuar në sukseset e botës reale dhe kanë qenë aty ku ju synoni të shkoni. Kërkoni autenticitet në mentorimin tuaj që vetëm nga përvoja e njerëzve të kualifikuar mund ta merrni. Njerëzit që duket se i dinë të gjitha janë zakonisht këshilltarë nga të cilët duhet të qëndroni larg. Mos harroni, duhet të jeni gjithnjë në kërkim të përmirësimit dhe koha është e çmuar, zgjidheni me kujdes mënyrën si e shpenzoni atë dhe ku i dedikoni energjitë tuaja.
7. Shëndeti është pasuri
Pasuria pa shëndet apo lumturi është e pakuptimtë. Dëshira për të qenë financiarisht i suksesshëm në kosto të shëndetit ose marrëdhënieve tuaja është një rrugë e sigurt drejt një jete boshe dhe të vetmuar. Njerëzit e suksesshëm e dinë se pasuria e vërtetë përfshin mirëqenien, familjen dhe aftësinë për të shijuar frytet e punës së tyre.
Sigurisht, suksesi duket i ndryshëm nga personi në person. Eshtë thelbësore të kuptoni që sukseset më të mëdha vijnë nga një ekuilibër i shëndetshëm mes punës, mirëqenies personale dhe marrëdhënieve shoqërore. Vetëm kështu mund të arrini një jetë të pasur në çdo aspekt dhe të shijoni plotësisht arritjet tuaja. Ky mesazh është veçanërisht i rëndësishëm në kohët e sotme, ku ritmi i jetës dhe presioni për të arritur më shumë shpesh na bën të harrojmë thelbësoren: shëndetin, fokusin te lumturia.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.