Zhvillohet Samiti Rinor i B40 - Business Magazine Albania

Zhvillohet Samiti Rinor i B40

Prej dy ditesh, në Tiranë, po zhvillohet Samiti Rinor i B40-ës. Dje, në çelje të punimeve të samitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e quajti vlerësim faktin se qyteti ynë mban këtë vit Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40.

“Mbajtja e Presidencës së B40-ës këtë vit është një kompliment i madh për Tiranën. Më herët ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë, pastaj Qyteti Europian i Sportit dhe vitin tjetër do të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Nëse doni një sebep për t’u kthyer në Tiranë, e keni gjithmonë një ftesë të hapur, një derë të hapur, e mbi të gjitha një zemër të hapur”, tha Veliaj për të rinjtë e qyteteve të tjera të Ballkanit, që u bënë pjesë e samitit.

Duke folur për ndryshimet që ka pësuar Tirana, nga një vend i izoluar në destinacionin numër një të turizmit, Veliaj dha mesazhin se çdo qytet mund të ndryshojë.

“Unë jam rritur në këtë vend, isha 10 vjeç kur ra komunizmi dhe erdhi demokracia. Tirana ishte qyteti më i izoluar në botë. Asnjë nuk hynte e dilte. Ishte e ndaluar të shikoje televizor të huaj, të visheshe si i huaj, të flisje si i huaj apo të dëgjoje muzikë të huaj. Por, kur edhe vendi më i izoluar në Europë sot është transformuar në destinacionin numër një të turizmit, në hapësirën më të hapur, do të thotë se çdo vend mund të ndryshojë”, u shpreh Veliaj.

Mes të rinjve, të cilët i cilësoi si pjesën më aktive e kreative të shoqërive, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës e ka treguar mbështetjen ndaj të rinjve me vepra, duke përmendur faktin se 30% e anëtarëve të Këshillit Bashkiak janë të rinj.

“30-40% e popullsisë që përfaqësohet nga rinia janë pjesa më aktive, më idealiste dhe më kreative e shoqërisë. Rinia e Tiranës është e tashmja. Por, duhet t’i kthejmë fjalët në vepra. Kjo do të thotë se në Këshillin Bashkiak kemi 30% të rinj të cilët marrin vendime për qytetin”, tha ai.

Duke e cilësuar Tiranën si shembull që duhet ndjekur, Veliaj iu drejtuar të rinjve pjesëmarrës në Samitin Rinor të B40, se në qytetet e tyre duhet të kërkojnë më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje. “Kur të ktheheni në qytetet tuaja duhet të thoni që duhet ta bëjmë si në Tiranë, ku 1/3 e Këshillit Bashkiak janë çuna dhe goca të reja, se vetëm të rinjtë mund të kërkojnë, me votën e tyre, që transporti publik të jetë falas për studentët, siç është sot në Tiranë. Që gjysma e pagesës së konvikteve të paguhet nga Bashkia e Tiranës, siç paguhet sot për të gjithë studentët që vijnë nga qytetet e tjera”, tha ai. 

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj u ndal te investimi në Piramidën e Tiranës, e kthyer në Qendrën më të madhe të Inovacionit të Ballkanit Perëndimor.

“Punët e së ardhmes nuk do jenë më në tekstil, në këpucë dhe fasoneri. Punët e së ardhmes do jenë gjithmonë e më shumë në industritë kreative, në punë digjitale, në robotikë, mekatronikë, në dizajn, në audio dhe video, në realitete virtuale. Kjo është arsyeja pse kemi krijuar një hapësirë për teknologjië në pronën më të rëndësishme të Tiranës, Piramida e Tiranës. Ne duam që t’u japim fëmijëve sot, nga klasa e parë, të gjitha mundësitë dhe aftësitë digjitalë, që gjenerata e re të bëjë punë që paguhen më shumë, që janë punë që rrinë këtu, në atdheun tonë, dhe që janë punët e të ardhmes e jo punët e të shkuarës. Kjo është diferenca e madhe që bëjmë”, tha ai.

Ndërsa solli disa shembuj pozitivë të investimeve në Tiranë, Veliaj e mbylli me një mesazh për të gjithë të rinjtë që ishin në samit. “Shpresoj që të frymëzoheni nga vizita juaj në Tiranë, të merrni disa ide. Mbi të gjitha do frymëzoheni që disa nga këto aksione politike shoqërore, civile, t’i merrni dhe t’i ktheni në qytetet tuaja”, përfundoi ai. shqiptarja

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0