Akademia e Teknologjisë në One Albania një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë - Business Magazine Albania

Akademia e Teknologjisë në One Albania një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë

Akademia e Teknologjisë në One Albania një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë

Akademia e Teknologjisë së One Albania (OTA) ka përmbyllur me një ceremoni diplomimi programin e saj dedikuar aftësimit të të rinjve në IT, teknologji dhe siguri kibernetike. OTA është një program akademik që synon kualifikimin dhe profesionalizimin e të rinjve shqiptarë me anë të një qasjeje praktike që promovon njohuritë akademike, aftësitë teknologjike dhe sjelljen etike në vendin e punës.

Kjo dritare e re edukative ka krijuar mundësi për angazhimin dhe punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë. 

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave, drejtori i përgjithshëm i One Albania, Brano Djurovic tha se Akademia e Teknologjisë One është më shumë se thjesht një program dedikuar zhvillimit; është një pikënisje për liderët e ardhshëm dhe nxitësit e ndryshimeve në industrinë e teknologjisë.

Lexo edhe:“Get in the Ring Albania 2024”: Duke festuar për inovacionin dhe sipërmarrjen

Akademia e Teknologjisë One Albania synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë e talentuar,  për të forcuar aftësitë dhe kompetencat e tyre, për të qenë në një hap me kërkesat e epokës digjitale. Sot, ne festojmë jo vetëm arritjet e të diplomuarve tanë, por premtimin e një të ardhmeje më të ndritur, nxitur nga talenti dhe vendosmëria e tyre”,- theksoi Djurovic. 

Akademia e Teknologjisë në One Albania  një pikënisje për liderët e ardhshëm të teknologjisë

Në ceremoninë e diplomimit ishte e pranishme edhe Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se këto iniciativa janë të rëndësishme në mënyrë që të rinjtë e talentuar të kenë akses në një edukim më efikas, e mbi të gjitha më cilësor dhe bashkëkohor. Ajo vlerësoi angazhimin e One për të ndarë ekpertizën me brezin e ardhshëm. 

Duke fuqizuar mendjet e reja me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një të ardhme digjitale, Akademia e Teknologjisë One është kthyer në një program që inkurajon edukimin praktik, cilësor dhe diversifikues. OTA është një dëshmi e përkushtimit të One Albania për të nxitur një kulturë të të mësuarit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0