Trajnimi Online “Paving Your Path to Leading Roles” nga Women on Boards Albania - Business Magazine Albania

Trajnimi Online “Paving Your Path to Leading Roles” nga Women on Boards Albania

Women on Boards Albania

Menaxhimi i diversitetit në të gjitha dimensionet e tij është sot një mundësi dhe një sfidë për botën korporative. Për të adresuar këtë temë të rëndësishme, Women on Boards Albania organizoi më 14 Maj trajnimin online “Paving Your Path to Leading Roles”.

Dy eksperte ndërkombëtare në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të organizatave prezantuan pikat kyçe të kësaj çështjeje. Audienca, e përbërë nga CEO dhe anëtarë bordi të sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, mori pjesë në trajnim përmes lojërave dhe platformave ndërvepruese.

Albana Vrioni, drejtuese e Women on Boards Albania, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në pozicione drejtuese duke thënë: “Studime të shumta vërtetojnë gjithmonë e më tepër rëndësinë dhe rolin kyç që kanë gratë në pozicione drejtuese. Një nga studimet 30-vjeçare me një pjesëmarrje prej 1.5 milionë personash në pozicione të ndryshme ka konkluduar se gratë janë më efektive në pozicionet e lidershipit.”

Kathleen Dameron, një eksperte e njohur ndërkombëtarisht për aftësitë e saj në menaxhimin dhe rritjen e performancës së grupeve të mëdha, si dhe në ofrimin e mentorimit individual ne kontekst multi-kulturor, theksoi gjatë seminarit online se gratë po fitojnë gjithnjë e më shumë vizibilitet në postet drejtuese dhe në borde.

Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e modelit të përzgjedhur dhe roli i tij në suksesin e grave në pozicione drejtuese.

Women on Boards Albania (WOB-AL) ka një program të pasur për të ardhmen, i cili konsiston në zhvillimin holistic te grave dhe krijimin e mundësive për avancimin e tyre në role drejtuese dhe borde. Ky program përfshin trajnime, mentorim dhe rrjetëzim, të gjitha të dizajnuara për të fuqizuar gratë dhe për të rritur përfaqësimin e tyre në pozicione të larta. Webinar-i i rradhës do të zhvillohet më 20 Qershor i titulluar “Enhancing Visibility & Thought Leadership” ( Rritja e Visibilitetit dhe Mendimeve Progresive) ku do të ndahen me audiencën strategji se si të mund të rritet vizibiliteti dhe influenca e mendimit te tyre progresive në pozicionet përkatëse. 

Nëse jeni të interesuar për të zhvilluar karrierën tuaj si lidere të kompletuara dhe për të arritur në bordet drejtuese të kompanive ku punoni, bëhuni pjesë e komunitetit alumni të Women on Boards Albania ose ndiqni faqen e tyre ne LinkedIn.

Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në botën e korporatave dhe rritjes së përfaqësimit të tyre në pozicione të larta drejtuese.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0