Eksplorimi i Shqipërisë nga Jack Wheeler: Një udhëtim në bukuritë natyrore dhe kulturën e vendit - Business Magazine Albania

Eksplorimi i Shqipërisë nga Jack Wheeler: Një udhëtim në bukuritë natyrore dhe kulturën e vendit

Jack Wheeler

Eksploruesi i njohur i botës, Jack Wheeler, ka zgjedhur të vizitojë së fundi disa nga vendet më mahnitëse në Shqipëri me miq dhe familjarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i njohur për ekspeditat e tij në vende të pazbuluara, një mbajtës rekordesh botërore Guiness, me një angazhim mbresëlënës për të vendosur paqen në botë. Mes mikpritësve të tij më të mirë ishin drejtuesit e Albanian Rafting dhe Castel Park.

Jack Wheeler është një figurë e shquar në historinë e botës, i përfshirë në krijimin e eksperiencave të reja dhe në promovimin e lirisë së vendeve të shtypura. Jeta e Jack Wheeler i ngjan një filmi, pasi aventurat në jetën e tij duket se nuk kanë të sosur. Sipas Wall Street Journal, ai është një “Indiana Jones” i mëshiruar në jetën reale. Ka kompaninë e tij të udhëtimeve për aventura, Wheeler Expeditions, e themeluar në vitin 1976. Për më shumë se 40 vjet, ai ka udhëhequr turne në vende të largëta në të gjithë botën.

Dr. Wheeler ka përjetuar tre “kontaktet e para” me fise të pa kontaktuara më parë nga bota e jashtme. Ai përsëriti rrugën e Hannibalit mbi Alpe me elefantët; udhëhoqi ekspedita në Azinë Qendrore, Kinë, Tibet, Afrikë dhe Amazonë. Ai ka qenë në 21 ekspedita në Polin e Veriut dhe është në Librin e Rekordeve Botërore Guinness për zhytjen e parë me qiell të lirë në histori në Polin e Veriut.

Wheeler ka vizituar 193 vende të botës, është krijuesi i “Doktrinës së Reganit”, që ndihmoi të shpërbënte Bashkimin Sovjetik, si dhe ka një doktoraturë në filozofi, për etikën Aristoteliane, ndërsa ka udhëhequr ekspedita në vendet më të largëta të botës për 40 vite radhazi përmes kompanisë së tij, Wheeler Expeditions. Kur i thonë që të zgjedhë midis një vendi të preferuar, nisur nga të gjitha eksperiencat jetësore që ai ka provuar, ai shprehet se nuk ka një përgjigje konkrete. Sipas tij, çdo vend ka sekretet e tyre që të tërheqin brenda, kush më shumë e kush më pak, ato janë të veçantë në llojin e tyre, kulturore, gjeografike apo humane qofshin ato.

Për një vend të vogël si Shqipëria, vizita e tij është një arritje e madhe, veçanërisht për faktin se ai ishte një ndër lobuesit kryesorë për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut Verior, NATO. Udhëtimi i tij me grupin nisi nga Tirana dhe më pas drejt Beratit, duke vizituar Kanionet e Osumit dhe kantinën COBO. Pas kësaj, ata kaluan në rafting në lumin Vjosa, shëtitje në ujëvarat e Sopotit dhe shijuan banjat termale të Përmetit. Në vazhdim, grupi vizitoi qytetin e Gjirokastrës, një vend i listuar në listën e UNESCO-s, dhe burimin e Syrit të Kaltër. Më pas udhëtuan në jug për të eksploruar bukurinë natyrore të plazheve të Sarandës dhe Ishujve të Ksamilit. Në fund, Dr. Wheeler dhe grupi i tij vizituan parkun arkeologjik kombëtar të Butrintit, i cili daton që nga shekulli i VII para erës së re, dhe pastaj Kalanë e Porto Palermos në rrugën e tyre për në Tiranë.

 

Jack Wheeler

 

Por, çfarë thotë Jack Wheeler rreth eksperiencës së tij në Shqipëri dhe për Shqipërinë?

“Nuk ka një mënyrë për ta përshkruar, pasi ka kaq shumë gjëra këtu. Kanionet e Osumit për shembull janë të jashtëzakonshme. Kam qenë në shumë vende të ndryshme të botës, por ai vend është vërtet i veçantë. Po kuptoj se e gjithë Shqipëria është tepër e veçantë. Tirana sigurisht është një qytet shumë interesant, por mua më pëlqen të dal për të zbuluar vendin. Ashtu si të gjithë edhe unë kam shijuar në veçanti Beratin. Ka shumë histori. Keni një qendër të trashëgimisë kulturore të UNESCO-os një vend me histori mijëvjeçare, e cila e ka ruajtur historinë e saj. Më pas shkuam te Kanionet e Osumit, ku mbetëm gojëhapur. Më pas shkuam te lumi Vjosa, bëm rafting te pjesa e ujërave të bardha të lumit Vjosë. Të gjithë patëm një kohë të shkëlqyer, edhe ata që nuk kishin bërë ndonjëherë rafting ne jetën e tyre. Më pas shkuam në Gjirokastër dhe Tepelenë.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0