WIZZ MULTIPASS TASHMË E DISPONUESHME EDHE NË SHQIPËRI - Business Magazine Albania

WIZZ MULTIPASS TASHMË E DISPONUESHME EDHE NË SHQIPËRI

Wizz Air zgjeron rrjetin e saj të programit të parë në Europë për të fluturuar me një çmim fiks edhe gjatë sezonit të lartë nëpërmjet një abonimi mujor. Çmimet fillojnë nga 34.99 euro.

Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri, si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror, u është bashkuar shteteve të tjera në iniciativën e WIZZ Multipass, programi i parë i abonimit ajror në Europë. Abonimi u jep pasagjerëve mundësinë të ruajnë çmimin fiks të biletës për plot 12 muaj. Kjo ofertë ëshë e disponueshme për fluturimet ndërkombëtare për dhe nga Shqipëria, si dhe për fluturimet brenda për brenda dhe ndërkombëtare, për dhe nga Italia. 

MultiPass nga Wizz Air u jep mundësinë të gjithë pasagjerëve që abonohen të fluturojnë një herë në muaj drejt destinacioneve të zgjedhura, duke paguar një tarifë mujore fikse që nuk varet nga sezoni, dhe as nëse është një rezervim i bërë në minutën e fundit. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë gjatë gjithë vitit pa shpenzuar shumë. 

Duke u abonuar, pasagjerët shqiptarë do të mund të planifikojnë udhëtimet që përshtaten më mirë me nevojat e tyre. Ata mund të zgjedhin mes fluturimeve me një rrugë, apo fluturimeve vajtje-ardhje, duke zgjedhur gjithashtu nëse dëshirojnë të shtojnë opsionin Wizz Priority dhe/ose valixhe. Ashtu si rezervimet e zakonshme me Wizz Air, shërbimet shtesë mund të blihen apo shtohen përpara fluturimit nëpërmjet faqes online “Check-in & bookings”.

WIZZ MULTIPASS: TARIFA E ABONIMIT MUJOR  

PËR FLUTURIME NDËRKOMBËTARE ME NISJE NGA SHQIPËRIA

PLANI  NJË RRUGË KTHIM
VETËM BILETA 34.99 EURO 69.99 EURO
BILETA + WIZZ PRIORITY 61.99 EURO 123.99 EURO
BILETA DHE VALIXHE + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN 69.99 EURO 139.99 EURO
BILETË + WIZZ PRIORITY + 20 KG VALIXHE CHECKED-IN 96.99 EUR 193.99 EUR

Me këto tarifa, WIZZ MultiPass mund t’i ndihmojë pasagjerët të kursejnë deri në 40% me biletat e tyre drejt destinacioneve më të njohura të këtij viti. Një mundësi e shkëlqyer për këtë sezon veror, veçanërisht për pasagjerët që duhet të udhëtojnë shpesh nga Shqipëria drejt destinacioneve ndërkombëtare.

Klientët do të mund të rezervojnë biletën e tyre menjëherë pas fillimit të abonimit dhe ta kryejnë udhëtimin vetëm pesë ditë më vonë. Në rastin kur pasagjerët zgjedhin ta nisin abonimin muajin në vijim, ata mund ta kryejnë udhëtimin duke nisur nga dita e 6-të e muajit deri në fundin e tij. Abonimi rinovohet çdo ditë të parë të muajit.

WIZZ Multipass mund të blihet edhe në mes të muajit, në rastin që kanë mbetur më shumë se 5 ditë deri në fund të muajit. Klienti do të tarifohet menjëherë dhe mund të fluturojnë drejt destinacionit të tyre brenda 5 ditëve. Në këtë rast, pasagjeri zgjedh një periudhë më të shkurtër për muajin e parë pasi abonimi do të rinovohet çdo ditë të parë të muajit. Për më shumë informacion rreth WIZZ MultiPass, vizitoni faqen zyrtare të Wizz Air. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0