Reflektim mbi demotivimin e punonjësve në kohët e sotme - Business Magazine Albania

Reflektim mbi demotivimin e punonjësve në kohët e sotme

Shkruar nga Adja Angjeli

Në kohët e sotme, demotivimi në vendin e punës është një realitet i përhapur që kërkon zgjidhje imediate dhe inovative, në mendimin tim. Përvojat personale dhe bisedat me kolegët e mi më kanë konfirmuar se këto probleme nuk janë të pakta.

Njerëzit në kohën e sotme moderne, sidomos gratë, duan të ndihen mirë, me energji, të ndihen që vlejnë e që respektohen, që kanë raport të mirë të punës dhe familjes etj.
Pra, ka disa gjera që mund të bëjmë për të kthyer energjinë pozitive dhe motivimin në zyrë: investimi në Paketa Wellness.

Lexo edhe: Doni të dini se si mund të kemi hormone më të lumtura? Na e mëson Adja Angjeli, me “Mjalt dhe Hënë”!

Një pjesë e rëndësishme e motivimit në punë është mirëqenia e përgjithshme e punonjësve. Duke ofruar paketa të shëndetshme për mirëqenien, ne mund të adresojmë disa nga shkaqet kryesore të demotivimit duke krijuar një ambient më mbështetës dhe frymëzues. Këto janë disa nga mënyrat se si Paketat dhe Trajnimet Wellness mund të ndihmojnë:

1️⃣ * Ushtrime fizike në zyrë:* Duke ofruar mundësi për ushtrim fizik në ambientet e punës, ne mund të ndihmojmë në uljen e stresit dhe rritjen e energjisë së punonjësve.

2️⃣ *Ndihma për Shëndetin Mendor:* Programet e shëndetit mendor si sesionet e Coaching per mbështetje emocionale mund të jenë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar punonjësit të menaxhojnë stresin dhe të rrisin motivimin.

3️⃣ *Ushqim  dhe pije të shëndetshme:* Duke ofruar ushqime të shëndetshme dhe pije në zyrë, ne mund të promovojmë një stil jetese më të shëndetshëm për punonjësit, duke përmirësuar performancën dhe energjinë e tyre.

4️⃣ *Sesione të Relaksimit dhe Meditimit apo Face Yoga:* Nxitja e praktikave të relaksimit dhe meditimit në ambientet e punës mund të ndihmojë në zvogëlimin e stresit dhe përqasjen pozitive me koleget.

Duke investuar në paketa të mirëqenies së punonjësve, jo vetëm që do të rrisim motivimin dhe angazhimin e tyre në punë, por edhe do të ndërtojmë një kulturë më të shëndetshme dhe më mbështetëse në vendin tonë të punës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0