Edukimi financiar është sfidë e shoqërisë shqiptare, si në menaxhimin e financave personale edhe në administrimin e një biznesi. Kur flasim për gratë dhe nismat e tyre sipërmarrëse në fazat e para kjo sfidë bëhet më e dukshme.
Në këtë mars festash, Qendra Kallz, në bashkëpunim me Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare, ofrojnë falas një program edukimi 1 mujor për të paktën 20 gra dhe vajza të interesuara, të cilat duan të thellojnë njohuritë e tyre ne menaxhimin e financave, të përmirësojnë aktivitetin e tyre ditor.
Programi ndalet në 4 module: Financat Personale, Menaxhimi i parasë, Gjetja e burimeve të financimit dhe hapat e parë për të nisur një sipërmarrje.
Aplikimet janë të hapura deri me 25 mars. Ju mund të regjistroheni Këtu për t’u bërë pjesë e programit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto