Deri në 9 milionë lekë, ministrja Ibrahimaj tregon hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve - Business Magazine Albania

Deri në 9 milionë lekë, ministrja Ibrahimaj tregon hapat për të përfituar nga nisma e “start up”-eve

startup

Ju gjejmë në Shtëpinë e Biznesit. Ka ndryshuar filozofia sesi po operoni me sipërmarrjen, për ta pasur më afër, duke nisur edhe nga ambienti.

Fillon me ndryshimin e emrit në rradhë të parë. Nga ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tani kemi një ministër për sipërmarrjen dhe Klimën e biznesit. Që nga emri kuptohet që roli im është që të punoj me sipërmarrjen dhe të jem zëri i sipërmarrjes në tryezën e qeverisë.

Unë kam vite që jam në pozicione që merrem me sipërmarrjen dhe ne e kemi parë atë si partnerin tonë kryesor, pasi në cdo biznes shteti është aksioner. Ka interes shteti që sipërmarrja të zhvillohet, të lehtësohet në procesin e punës së përditshme. Filozofia është të dëgjohet zëri i sipërmarrjes, ekspertiza që sipërmarrja ka, të përthithet nga qeveria në të mirë të ekonomisë.

Start up-et janë shumë të rëndësishme. Ju keni hapur thirrjen. Cfarë synoni?

Start up-et janë një element i rëndësishëm i vizionit tonë për zhvillimin e sipërmarrjes. Ne besojmë që në mënyrë që të mbajmë ritmet e rritjes ekonomike dhe të përballojmë sfidat e ekonomisë duhet të rritemi në sektorët që kanë më shumë nevojë për inovacion. Start up-et janë ai komponent i sipërmarrjes që mund të rrisin produktivitetin. Qeveria ka ndërmarrë vitin e kaluar një analizë sektoriale për ata sektorë që kanë nevojë për inovacion, ku janë identifikuar sektorët që kanë sfida dhe potencial të lartë për kontribut në zhvillimin e vendit.

Duke financuar start up-et, ne urojmë që të na vijnë ide, të cilat kontribuojnë në zgjidhje të problematikave në sektorët që shërbejnë në rritjen ekonomike. Tani roli i shtetit duhet të jetë si katalizator i inovacionit në sipërmarrje. Thirrja bazohet në një strategji, e cila nga java e ardhshme do të jetë për konsultim publik. Ne do të financojmë deri në vlerën 1,5 milionë lekë idetë, të rinjtë që kanë një ide, që nuk është e nevojshme të kenë themeluar një biznes, e cila ka potencial për të gjeneruar të ardhura.

Ne do të japim një fond prej 4,5 milionë lekësh për ato start up-e, të cilat kanë një vit që operojnë, që kanë një ide për të krijuar një prototip, i cili ka potencial zhvillimi. Do të japim për kategorinë e start up-eve që kanë disa vite që operojnë, por kanë nevojë për komercializim të produktit të tyre, do të japim një vlerë deri në 9 milionë lekë. Ne duam të financojmë edhe start up-e që janë në proces pune dhe kanë potencial të lartë, veç atyre që janë në fazat e para. Nuk do të mbarojë me kaq, ne do të sigurohemi që do të garantojmë nga një mentor për çdo start up, nga Shqipëria, por edhe jashtë vendit, të cilët mund të japin ide dhe ndihmesë për të përmirësuar në zbatimin e projektit. Startup-et do të monitorohen në cdo komponent të projektit dhe do të përpiqemi që të gjejmë financime të mëtejshme për këto start up-e në forma të ndryshme, në mënyrë që të mos ndalojë ideja me përfundimin e projektit të grantit.

Por cilat janë kriteret për përzgjedhjen e start up-eve fituese?

Ka pasur shumë interes. Ka një program komunikimi, por edhe infrastruktura është ngritur. Në një aplikacion online, çdokush ka mundësinë që të kërkojë një takim individual ku mund të marrë përgjigje për të gjitha pikëpyetjet e tij. Ne synojmë të tërheqim pjesën akademike, studentët e doktoraturave, të masterave, por edhe pedagogët. Për pjesën e parë të komunikimit, gjykuam të merreshim me informim. Aplikimi do të jetë i hapur për 30 ditë/A2 CNN

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0