Një njeriu në burg i mungojnë shumë gjëra, përveç lirisë. Izolimi, largësia nga familja, pamundësia për të shëtitur në natyrë dhe rutina janë elementet më të rëndësishme që i privohen një personi në burg. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet humbje. Alexey Navalny, kryeopozitari rus dhe kundërshtari kryesor i Putin, e dëshmoi këtë realitet duke dërguar letra nga qelia e tij kur ishte nën dënim burgu.
Navalny vuante në burg me kushte shumë të vështira, duke pesuar rënie të peshës me 15 kilogramë, pa qasje në shërbimet shëndetësore, me probleme dentare dhe me vështirësi në aspektin e ushqimit. Megjithatë, në këto kushte të vështira, ai nuk humbi qartësinë e mendjes.
lexo: Rusia shpik ilaçin kundër kancerit. Njihuni me deklaratën e pabesueshme të Presidentit Vladimir Putin
Gazetari rus Ilya Krasilshchik, që jeton në Gjermani, ka ndërruar shumë letra me Navalny. Në disa prej tyre, janë trajtuar kushtet në burg, ndërsa në shumicën e tyre janë shfaqur temat e përditshme si thashethemet, librat dhe çështjet e ushqimit.
Çfarë i mungonte shkruar me fjalët e tij (shkëputur në një nga letrat)
“Të gjithë mendojnë se kam nevojë për fjalë patetike dhe zemërthyese. Por mua në fakt më mungon vërtet përditshmëria – lajmet për jetën, ushqimin, rrogën dhe thashethemet”, shkruante Navalny.
“Nga këndvështrimi im, nga ajo që ishte në letrat e tij, ai nuk ishte në depresion. Ai ishte vërtet optimist. Aty e kishte të vështirë, me siguri, por asnjëherë nuk foli për ndonjë problem që kishte. Dhe kishte shumë. Është e vështirë të jesh në një burg rus dhe ishte shumë më e vështirë për të sesa për çdo të burgosur mesatar. Por ai donte të fliste për çdo gjë – për letërsinë, për qytetin ku jetoj, për njerëzit që takoja. Nga letrat e tij, duket qartë se ai e donte jetën. Dhe ai e donte jetën në shumë mënyra. Dhe ai dinte aq shumë. Ai njihte kaq shumë njerëz. Ai pa kaq shumë gjëra. Ai kishte kaq shumë mendime.
I mungonin lajmet nga liria. Informacione të thjeshta, çfarë ke bërë dje? Çfarë ke ngrënë dje? Kë ke takuar dje? Gjërat më normale të jetës. Gjëra që kur i dëgjon të bëjnë të kuptosh që je ende gjallë. Ishte shumë e rëndësishme kjo për ty dhe sidomos sepse jetonte në një vend të kalbur”, thotë gazetari. cbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.