Samsung fton fansat të përjetojnë epokën e re të Galaxy AI në hapësirat eksperimentale Galaxy - Business Magazine Albania

Samsung fton fansat të përjetojnë epokën e re të Galaxy AI në hapësirat eksperimentale Galaxy

Samsung Electronics ka mundësuar hapësira të reja për të përvojëtuar nga afër risit e Galaxy në të gjithë botën për të treguar se si Galaxy AI ofron mënyra të reja për t’u ndërlidhur, krijuar dhe luajtur. Galaxy Experience Space do të jenë të disponueshme pas eventit Galaxy Unpacked dhe përdoruesit do të kenë mundësinë të prekin risitë më të fundit të Samsung në disa qytete, duke përfshirë Bangkok, Barcelona, Berlin, Dubai, Londër, Nju Jork, Paris dhe Seul.

“Samsung Galaxy  fuqizon përdoruesit me përvoja të reja dhe mënyra të reja për të bërë atë që duan. Me Galaxy AI, ne po ripërcaktojmë atë që është e mundur në pajisjet celulare, “tha Stephanie Choi, EVP dhe Shef i Marketingut të Biznesit Mobile Experience në Samsung Electronics. “Këto hapësira do t’u japin fansave të Galaxy mundësinë e parë për të parë një epokë të re inovacioni dhe ne mezi presim të shohim se si Galaxy AI do t’i fuqizojë njerëzit për të shpalosur potencialin e tyre.”

Menjëherë pas aksesit në këto hapësira, vizitorët do të dinë se kanë hyrë në një botë mundësish, të mundësuar nga Galaxy AI. Gjithçka që vizitorët do të përjetojnë do të jetë e disponueshme për ta shumë shpejt në pajisjet më të reja të Galaxy. Ndërsa vizitorët lëvizin midis zonave ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse, ata do të shohin se si Galaxy AI përforcon aktivitetet e përditshme si kurrë më parë, nga zbulimi i vendeve të reja deri shpërndarja e përmbajtjes, madje edhe tek komunikimi përmes barrierave gjuhësore.

Në çdo rajon, vizitorët do të përjetojnë ndjesi të ndryshme në atë që Galaxy ka për të ofruar. Të preferuarat e fansave si Nightography dhe lojërat do të magjepsin vizitorët, duke frymëzuar mënyra të reja për të qenë kreativ dhe për të luajtur me teknologjinë më të fundit.

Vendet e Galaxy Experience Space:

  • Bangkok: 18 janar deri më 11 shkurt në Central Ladprao, 1691 Phahonyothin Road, Chatuchak 10900, Bangkok, Tajlandë
  • Barcelona: 15 shkurt deri më 29 shkurt në Plaza Catalunya, L’Eixample, 08002 Barcelona, Spanjë
  • Berlin: 17 janar deri më 14 shkurt në Mall of Berlin, Leipziger Platz 12, D-10117 Berlin, Gjermani
  • Dubai: 18 janar deri më 14 shkurt në Dubai Mall, Bulevardi Mohammed Bin Rashid, Downtown Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Londër: 17 janar deri më 14 shkurt në Westfield White City, 1081 Ariel Way, London W12 7GF, U.K.
  • Nju Jork: 17 janar deri më 16 shkurt në 50 W. 34 St., New York, NY 10001, U.S.
  • Paris: 17 janar deri më 14 shkurt në Westfield La Defense, 15, Parvis de la Défense, Puteaux 92092, France
  • Seul: 18 janar deri më 12 shkurt në Times Square, 15 Yeongjung-ro, Yeongdeungpo-gu, Seoul / Shinsegae Central City, 176 Sinbanpo-ro, Seocho-gu, Seoul, Korea

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0