KFSEE (Keiretsu Forum SouthEast Europe) mbyll një vit fantastik me eventin e tyre të parë “Angels Connect Socials”. Eventi u zhvillua në ambjentet tërheqëse të Soma Slow Food, në Prishtinë, të Mërkurën, më 20 Dhjetor, duke shënuar një moment të veçantë festimi për komunitetin e engjëjve të investitorëve dhe startup-eve të Evropës Juglindore (EJL) dhe Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL).
Takimi nuk ishte thjesht një ngjarje zakonshme; ishte një konvergjencë mendjesh, aspiratash dhe një festë kolektive e inovacionit brenda peizazhit sipërmarrës. Investitorët engjëj, akseleratorët, partnerët dhe themeluesit aktiv të startup-eve nga rajoni, e gjetën veten duke ndërvepruar midis aktorëve të ekosistemit përtej kufijve konvencionalë të rrjetëzmit, duke nxitur një mjedis të favorshëm për ide dhe bashkëpunim. Aktiviteti u bë edhe më i veçantë nga mbështetja bujare e BKT Kosova, me të cilën KFSEE ka një partneritet zyrtar per mbështetjen e Startup-ve që do të nis gjatë vitit të ardhshëm.
Festa e organizuar pas eventit kryesor, një moment kryesor i natës, , siguruoi që ngjarja të mos ishte vetëm e frytshme në aspektin e bashkëpunimit, por edhe një përvojë e paharrueshme.
Ndërsa Angels Connect Socials përfundoi, eventi përmbushi pritshmëritë si një pikë konvergjence për inovacionin dhe partneritetin duke ofruar nje mundësi fantastike për rrjetëzim. Ky takim i parë, një reflektim i një viti të suksesshëm për KFSEE, tregoi edhe njëherë përkushtimin e organizatës për të mbështetur dhe ushqyer shpirtin sipërmarrës në rajon.
Gjatë gjithë këtij viti, Forumi Keiretsu Evropa Juglindore është krenuar me organizimin e ngjarjeve të mëposhtme:
- KFSEE Investor Pitch Day në Tiranë – mbajtur më 23 maj 2023
- KFSEE Investor Pitch Day në Shkup – mbajtur më 6 tetor 2023
- Trajnimi për Investitorët Engjëll KFSEE – mbajtur më 7 nëntor 2023
Lexo edhe:Gara” e fintech, Banka e Shqipërisë licencon edhe BKT Pay
Përveç kësaj, KFSEE ka festuar disa momente të rëndësishme këtë vit:
- Përvjetori i parë i “investimit në të ardhmen” – mbajtur në qershor.
- Momentit historik i mbledhjes së 1 milion eurove të para për startup-et përmes investitorëve të KFSEE.
- Një partneritet i rëndësishëm me BKT Kosovë, duke përfshirë angazhimin e bankës për financimin e startup-eve me një shumë deri në 1 milion euro.Po ashtu, 1 milion euro të tjera, të menaxhuara nga KFSEE, do t’i dedikohen investimeve në startup-e, dhe një fond i ri investimi do të krijohet nga BKT Kosovë.
Ndërsa sipari bie mbi këtë ngjarje të jashtëzakonshme, KFSEE ka qëllim ta çoj vrullin e aktiviteteve të saj dhe impaktin rajonal akoma më përpara.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.