Për të tretin vit radhazi, Huawei në Shqipëri sjell programin “Seeds for Future” - Business Magazine Albania

Për të tretin vit radhazi, Huawei në Shqipëri sjell programin “Seeds for Future”

Programi që mbështet talentet e reja në fushën e TIK, vjen për herë të tretë në vend

Huawei, në bashkëpunim me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, përfundoi rrugëtimin e tretë të programit ndërkombëtar "Seeds for Future" në Shqipëri. Nëpërmjet një aktiviteti të organizuar në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës, drejtuesit e kompanisë, profesorët si dhe studentët mbyllën programin tejet novator që sjell përvojën e gjigantit botëror të teknologjisë, edhe te studentët shqiptarë.

Duke qenë se arsimi është thelbësor për një shoqëri, programi “Seeds for Future”; synon të krijojë mundësi që mbështesin të rinjtë në zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky program kultivon talentet e reja me aftësitë e domosdoshme teknologjike duke i bërë më konkurues në tregun e punës.

Kreu i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit Aleksander Biberaj, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur që vazhdojnë bashkëpunimin me Huawein. Kemi realizuar shumë takime gjatë këtyre viteve dhe studentët tanë ndihen shumë të kënaqur dhe të lumtur për eksperiencën dhe njohuritë që kanë përfituar gjatë këtij programi intensive dhe profesionistë të fushës nga gjigandi botëror i teknologjisë.

Drejtuesi Ekzekutiv i Huawei në Shqipëri Z. Seven Wupeng gjithashtu theksoi vlerat e këtij programi elitar mbi teknologjitë më të fundit: “Programi elitar ‘Seeds for the Future’ përzgjedh studentë të talentuar në fushën e TIK-ut për të përfituar njohuri të drejtpërdrejta mbi punën e një kompanie gjigande shumëkombëshe të teknologjisë, duke marrë përvojë pune ndërkulturore si dhe trajnime gjuhësore. Që nga viti 2008, program ‘Seeds for the Future’ ka pasur pjesëmarrës nga 126 vende dhe rajone nga e gjithë bota.”

E pranishme në aktivitet ishte dhe Znj. Ermelinda Durmishi, Drejtore në Drejtorinë e Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, e cila në fjalën e saj theksoi:

“Si përfaqësuese e Drejtorisë së Politikave të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor ndjej kënaqësi që programe të tilla ndihmojnë studentët në trajnimin e tyre mbi fusha të ndryshme të teknologjisë, i cili është në të njëjtën linjë me synimin e institucionit tonë për trajnimin e studentëve në teknologjinë e informacionit. Falenderojmë Huawein për këtë nismë për të tretin vit radhazi.”

Programi zgjati 8 ditë, gjatë të cilave studentët e përzgjedhur ndoqën kurset online nga profesionistët e fushës. Në fund të programit atyre u akordua një certifikatë që vlerëson njohuritë e përftuara.

"Seeds for Future" u prezantua për herë të parë në vitin 2008 me qëllim për të zhvilluar talentet e TIK në të gjithë botën duke ndërtuar ura komunikimi mes vendeve e kulturave të ndryshme. Aktualisht programi shtrihet në 130 vende e rajone dhe rreth 9000 studentë kanë përfituar prej njohurive të tij. Që prej vitit 2021, programi u shtri edhe në Shqipëri, duke ndarë ekspertizën dhe përvojat e mjedisit global të biznesit. Huawei në Shqipëri do vazhdojë të sjellë pranë studentëve në vendin tonë, praktikat më të fundit të teknologjisë elitare në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0