Pavarësisht se industria e teknologjisë është një nga më të paparashikueshmet, drejtuesit e biznesit përpiqen gjithmonë të shohin përpara dhe të parashikojnë se çfarë zhvillimi të ri do të shfaqet në vitin e ardhshëm. Kjo i ndihmon ata të përcaktojnë se cilave risi t’u kushtojnë vëmendje.
Koha ikën shpejt, ndaj ju sjellim tendencat e teknologjisë së informacionit në biznes për vitin e ardhshëm. Disa do të mbeten të pandryshuara nga sezonet e mëparshme, megjithatë ia vlen të jeni të vetëdijshëm për to, në mënyrë që të mund të fokusoheni në projektet e duhura të zhvillimit të software-it në muajt e ardhshëm.
- Integrimi i të dhënave siloed
Në botën moderne, të drejtuar nga të dhënat, marrja e vendimeve bazuar në informacione të sakta është pothuajse e panegociueshme për drejtuesit e biznesit. Në fund të fundit, konkurenca mbështetet në numra dhe aftësinë e tyre për të treguar se çfarë po funksionon mirë dhe çfarë jo.
Organizatat po përqafojnë analizën e të dhënave dhe kanë filluar të përdorin njohuri digjitale për të qenë sa më të informuar rreth biznesit, por të dhënat vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme. Mund të përmbajnë hyrje të dyfishta, detaje të vjetëruara, gabime njerëzore, ose ndonjëherë të jetë e vështirë për t’u aksesuar për shkak të sasisë së të dhënave.
Në vitin 2024 shumë kompani do të zgjedhin t’i japin prioritet integrimit të të dhënave të mbledhura në mënyrë që të bashkojnë informacionin digjital të shpërndarë.
- Hiperautomatizimi
Një tjetër trend i fundit i teknologjisë së informacionit në biznes është automatizimi i sa më shumë fushave, me ritëm të shpejtë.
Hiperautomatizimi përdor inteligjencën artificiale, mësimin e makinerive, automatizimin e procesit robotik, për të ulur përfshirjen njerëzore në detyra të ndryshme. Ka shumë ndryshim midis automatit dhe hiperautomatizimit. Ndërsa automatizimi zakonisht ndodh në një shkallë më të vogël dhe fokusohet në thjeshtimin e detyrave individuale, hiperautomatizimi i referohet mbështetjes në një mori mjetesh dhe teknologjish për të ndihmuar në lehtësimin e modernizimit inteligjent të proceseve në një firmë.
Pra, nëse po kërkoni të përmirësoni efikasitetin dhe të rrisni përvojat e klientëve, duke reduktuar kostot, merrni parasysh shtimin e hiperautomatizimit në listën tuaj të detyrave të TI-së për vitin 2024.
- Përvojë unike e klientit
Përvoja e klientit luan një rol vendimtar në suksesin e çdo organizate. Në vitin 2024 kompanitë do të vazhdojnë të fokusohen në ofrimin e përvojave unike të klientëve dhe në përpjekjen për të dalluar nëpërmjet tyre.
Për shembull, në kujdesin shëndetësor, software-i për angazhimin e pacientëve do të fitojë tërheqje, ndërsa gjithnjë e më shumë institucione mjekësore kërkojnë të përmirësojnë cilësinë e shërbimit dhe të krijojnë një mjedis bashkëpunues pacient-mjek. Nga përfshirja në ndërveprime në internet deri te shitja me pakicë, ku klientëve u ofrohet argëtim dhe shërbime, përtej kësaj e një dyqani tradicional nuk do të mungojnë idetë kreative për të ofruar një përvojë të paharrueshme.
Artikulli u publikua më parë në faqen 63 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania.
Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.
- Normalizimi i kontratave inteligjente
Organizatat në të gjitha llojet e industrive shpesh përballen me nevojën për t’u marrë me ndërmjetës. Natyrisht, këta ndërmjetës marrin një komision dhe shpesh marrin kohë për të kryer punën e tyre. Kështu, ndodh ngadalësimi i operacioneve dhe rritja e kostove të biznesit.
Në vitin 2024, kompanitë do të përpiqen të shmangin këto pengesa dhe do të fillojnë të ndjekin shërbimet e zhvillimit të blockchain me më shumë zell. Konkretisht, ata do t’i drejtohen kontratave “të zgjuara” për të eliminuar ndërmjetësit dhe për të automatizuar ekzekutimin e marrëveshjeve specifike.
- Rritja e Digital Twins
Nga logjistika deri tek automobilat, Interneti i Gjërave(IoT) tashmë ka përhapur industri nga më të ndryshmet.
Në vitin 2024, megjithatë fokusi ka të ngjarë të rritet në zgjidhjet industriale të IoT pasi kompanitë e ndërtimit, prodhimit dhe inxhinierisë kërkojnë të përmirësojnë operacionet dhe të rrisin efikasitetin. Në mënyrë të veçantë, ne dyshojmë për një rritje të përdorimit të avancimit më të fundit teknologjik – digital twins.
Digital Twins janë modele virtuale që pasqyrojnë me saktësi maksimale një objekt fizik specifik. Sensorët e lidhur në artikullin fizik mbledhin të dhëna se si funksionon dhe transferojnë informacionin në kopjen dixhitale. Kështu, ndihmon në monitorimin e performancës, ekzekutimin e simulimeve dhe zbulimin e fushave të përmirësimit.
- Zhvillimi i aplikacionit celular
Ne nuk do të shpenzojmë shumë kohë në këtë trend teknologjik të 2024-ës pasi ajo ka kryesuar listat e prioriteteve për disa vite tani. Me rritjen e sasisë së pajisjeve celulare në botë dhe aplikacioneve të reja që dalin në treg çdo ditë, nuk është befasi që kompanitë të vazhdojnë të fokusohen në zhvillimin e aplikacioneve celulare në vitin e ardhshëm.
Pavarësisht nëse përballen me konsumatorin apo sipërmarrjet, bizneset do të vazhdojnë të përmirësojnë aplikacionet e tyre ekzistuese ose të fillojnë të zhvillojnë të reja për të nxitur rritjen organizative. Dallimi kryesor me vitet e mëparshme, megjithatë mund të qëndrojë në përdorimin e teknologjive inovative për të përmirësuar zgjidhjet.
- Aktivizimi i sigurisë kibernetike me AI
Ndërsa teknologjitë në zhvillim po përhapen më gjerë dhe vëllime të mëdha të të dhënave vazhdojnë të gjenerohen, sulmet kibernetike ka të ngjarë të vazhdojnë të rriten në vëllim dhe kompleksitet. Pra, do të jetë më e rëndësishme se kurrë që specialistët e sigurisë të jenë një hap përpara kërcënimeve të mundshme.
Për ta bërë këtë, zgjidhjet e sigurisë kibernetike të AI do të duhet të bëhen më të përhapura në biznes. Falë algoritmeve të tyre inteligjente të mësimit mekanik , aktiviteti keqdashës mund të zbulohet paraprakisht dhe të parandalohet përpara se të ketë ndonjë kërcënim real për të dhënat e një organizate.
- Analiza e shtuar
Një tjetër nga teknologjitë e fundit të avancuara që do të qëndrojë në krye për shumë organizata është analiza e shtuar. Ajo ndryshon mënyrën se si drejtuesit e biznesit marrin vendime dhe sjell inteligjencën e biznesit të ushqyer nga njohuri të informuara më afër se kurrë më parë.
Ndërsa analiza tradicionale e të dhënave shpesh kërkon aftësi të specializuara dhe një kuptim të thellë të statistikave, analitika e shtuar përdor teknologjitë AI dhe ML për të automatizuar aspekte të ndryshme të procesit të analizës së të dhënave. Kjo përfshin përgatitjen, modelimin dhe interpretimin e të dhënave.
Me komponentë analitikë parashikues dhe përshkrues në dorë, kompanitë mund t’i përgjigjen lehtësisht kushteve të ndryshimit të tregut, preferencave të klientëve dhe nevojave të brendshme operacionale. Duke qenë kështu, analitika e shtuar do të mbetet një gur themeli i një kulture të drejtuar nga të dhënat që do të nxisë rritjen e biznesit.
- Web 3.0 dhe Metavers
Megjithëse termat Web 3.0 dhe Metaverse kanë qenë rreth e rrotull për një kohë, ato të dyja konsiderohen si tendencat më të fundit të teknologjisë në industrinë e software-it. Edhe nëse këto të dyja mund të përshkruhen në mënyrë të pavarur, ne kemi vendosur t’i mbulojmë së bashku pasi ato kanë elemente dhe ndërlidhje të përbashkëta.
Web 3.0 përcaktohet nga teknologjia blockchain, e cila mundëson kontrata inteligjente dhe zhvillimin e decentralizuar të aplikacioneve. Falë këtyre risive, kompanitë mund të mbështeten në siguri, transparencë dhe besim më të madh në transaksionet online, gjë që siç thamë edhe më parë, redukton nevojën për ndërmjetës.
Web 3.0 gjithashtu fuqizon përdoruesit të marrin pjesë në rrjetet peer-to-peer, të angazhohen në financat e decentralizuara (DeFi) dhe të kontribuojnë në rritjen e internetit me burim të hapur dhe bashkëpunues.
- SuperAplikacionet
Tjetra në listën tonë të tendencave për vitin 2024 është koncepti i “superaplikacioneve”. Kjo risi teknologjike i referohet një lloj aplikacioni celular, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe funksionesh brenda një platforme të vetme. Superaplikacionet janë krijuar për të reduktuar nevojën për të kaluar ndërmjet zgjidhjeve të shumta duke adresuar nevojat e përditshme të përdoruesve.
Në kontekstin e biznesit, ky trend i IT po hap dyer të reja për të fituar më shumë përdorues dhe për të fituar një pjesë tregu në një vend të ri. Kompanitë që vendosin të përfitojnë nga superaplikacionet kanë shanse të mëdha për të qëndruar përpara konkurrencës dhe për të fituar. Ashtu si WeChat, Grab dhe Revolut.
- Kompjutera Kuantike
Ky trend novator parashikohet të prishë industritë duke zgjidhur probleme komplekse shumë më shpejt se kompjuterët klasikë.
Në veçanti, llogaritja kuantike mund të avancojë dhe optimizojë me të vërtetë operacionet dhe të rrisë efikasitetin në zinxhirin e furnizimit, logjistikën, sigurimet dhe financat. Dhe në kujdesin shëndetësor, farmaceutikë, shkencën e materialeve dhe energjinë, ai ka potencialin për të përshpejtuar proceset e kërkimit dhe zhvillimit.
- Simulimi i “Big Data”
Siç e kemi vërejtur tashmë disa herë, të dhënat që merren nga kompanitë do të vazhdojnë të rriten në mënyrë eksponenciale në vitet e ardhshme. Nuk është çudi që shumë nga tendencat e ardhshme që mbulojmë sot janë të lidhura me teknologjinë që mund të lehtësojë mbledhjen, përpunimin dhe veçanërisht marrjen e njohurive të të dhënave.
Këtu hyn në lojë simulimi i të dhënave të mëdha, me aftësinë e tij për të eksperimentuar me të dhëna në një mjedis të kontrolluar dhe për të analizuar sisteme në shkallë të gjerë që do të ishte jopraktike, apo edhe e pamundur për t’u studiuar në botën reale. Ajo arrihet falë grupit të gjerë të të dhënave dhe teknikave të avancuara llogaritëse.
Bizneset që i drejtohen këtij trendi marrin mjete për të zbuluar njohuri, për të vërtetuar hipotezat dhe për të kuptuar pasojat e vendimeve të ndryshme. Për shembull, në kujdesin shëndetësor, këto simulime mund të ndihmojnë në optimizimin e flukseve të punës për kujdesin ndaj pacientit, parashikimin e shpërthimeve të sëmundjeve dhe vlerësimin e ndikimit të trajtimeve të ndryshme.
- Tregti elektronike “pa kokë” (headless)
Përvoja e klientit luan një rol kryesor në sektorin e tregtisë elektronike dhe nuk mund të injoroni faktin që pritjet e klientëve vazhdojnë të bëhen më të larta. Për t’i përmbushur ato, kompanitë duhet të zbatojnë zgjidhje të avancuara për fleksibilitet dhe personalizim më të madh në ofrimin e përvojave të blerjeve dixhitale.
Ndërsa tregtia elektronike “pa kokë” është vetëm një prirje në zhvillim, që ne e shohim si në fushën e teknologjisë ashtu edhe në biznes, ajo ka një të ardhme të begatë. Për ta bërë të qartë se si mund të ndihmojë organizatat me pakicë, le të shpjegojmë se si funksionon.
Teknologjitë “pa kokë” shkëputin pjesën e përparme, ose ndërfaqen e përdoruesit nga pjesa e pasme me sistemet dhe të dhënat e saj themelore dhe i lidhin ato duke përdorur API-të. Si rezultat ai mundëson zhvillimin dhe vendosjen e shpejtë të zgjidhjeve të tregtisë elektronike në një gamë të gjerë pajisjesh dhe pikash kontakti si: faqet e internetit, aplikacionet celulare, asistentët zanorë dhe pajisjet IA,.
14. Zgjidhje të qëndrueshme teknologjike
E fundit nga tendencat aktuale teknologjike që do të donim të përqendroheshim janë zgjidhjet e qëndrueshme teknologjike që vazhdojnë të ndikojnë në biznes. Ndërsa bota po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje ngrohes globale dhe po përpiqet të reduktojë gjurmët mjedisore dhe të ruajë burimet, teknologjia e energjisë së pastër do të jetë një përparësi kryesore për shumë kompani.
Bizneset do të “përqafojnë investime të gjelbra” në produkte dhe procese që kontribuojnë në mirëdashjen mjedisore. Shpresojmë në të ardhmen e afërt do të shohim një ndryshim të madh në përdorimin e teknologjisë drejt qëndrueshmërisë pasi gjigantët e korporatave si Tesla, Apple, Google dhe Amazon kanë ndërmarrë tashmë veprime në këtë drejtim.
Siç mund ta shihni, viti 2024 premton të jetë një vit emocionues për IT dhe këdo që zgjedh të përqafojë teknologji inovative për të përmirësuar kompaninë e tyre. Nga hiperautomatizimi te superaplikacionet dhe llogaritja kuantike, ka mjaft fusha ku drejtuesit e biznesit duhet të marrin në konsideratë investimin.
Eni Muça
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.