OpenAI ka konfirmuar se një sulm i shpërndarë i mohimit të shërbimit (DDoS) qëndron pas “ndërprerjeve periodike” që prekin ChatGPT dhe mjetet e tij zhvilluese.
Chatbot i hapur me AI i OpenAI, ka përjetuar ndërprerje te vazhdueshme gjatë 24 orëve të fundit. Përdoruesit që u përpoqën të hynin në shërbim janë pritur me një mesazh ku thuhet se “ChatGPT është në kapacitet për momentin”, të tjerë nuk kanë mundur të identifikohen në shërbim.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, fillimisht fajësoi për çështjen interesin për veçoritë e reja të platformës ,duke thënë se: ” I ka tejkaluar shumë pritjet tona”.
Sidoqoftë, kompania që atëherë ka përditësuar faqen e saj të raportit të incidentit për të deklaruar se vazhdon të shohë “ndërprerje periodike” në ChatGPT dhe API-në e saj, gjë që lejon zhvilluesit të integrojnë modelin ChatGPT në aplikacionet e tyre.
Në përditësimin e saj të fundit , kompania tha se ndërprerjet e vazhdueshme janë për shkak të një modeli jonormal të trafikut që reflekton një sulm DDoS. Sulmet DDoS zakonisht përfshijnë një përpjekje për të mposhtur një shërbim në internet duke e mbushur atë me më shumë kërkesa sesa mund të përballojë.
Ndërkohë, OpenAI nuk ka ndarë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me sulmin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.