Aftësimi i profesionistëve të shërbimeve socialë në punën me të rinjtë në vështirësi - Business Magazine Albania

Aftësimi i profesionistëve të shërbimeve socialë në punën me të rinjtë në vështirësi

Dallendyshe Xhaferri, kontributore

Ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë kanë ndikuar në uljen e numrit të të rinjve në vend. Papunësia e përkohshme ose afatgjatë është shoqëruar me një sërë pasojash si: rritja e dëshirës për të emigruar, rritja e kriminalitetit dhe rritja e shkallës së varfërisë. Në Shqipëri, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 71,6% të këtij target-grupi duke qenë ekonomikisht jo-aktivë, sipas INSTAT.

Sipas vlerësimit të bërë nga Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë, në Bashkitë Tiranë, Elbasan, Durrëz, Kamëz dhe Krujë rezulton se të rinjtë që janë në kontakt me ligjin, që nuk kanë kujdesin prindëror, që nuk kanë mundësi të arsimohen ose i përkasin komuniteteve të caktuara si ai rom, egjiptjan ose komunitetit LGBTQI+ përbëjnë target-grupet më të diskriminuar ose të përjashtuara nga shoqëria.

Të rinjtë në vend përballen me një sërë sfidash që i pengojnë ata të kenë akses apo të adresohen në burimet ku ata mund të marrin ndihmën e nevojshme për t’u zhvilluar. Për t’u ardhur në ndihmë këtyre kategorive të të rinjve, Shoqata Kombëtare e Punonësve Socialë, në kuadër të projektit “Qëndro” me financimin e Qeverisë Italiane dhe zbatim të UNICEF në Shqipëri, ka trajnuar prej disa muajsh profesionistët e shërbimeve sociale në të pesta bashkitë e sipërpërmenduara.

Qëllimi i vazhdueshëm i punës me profesionistët dhe ofruesit e shërbimeve sociale është që të zhvillojnë aftësi të punës dhe të angazhimit të të rinjve në vështirësi dhe t’i ndihmojnë ata të përballen me sfidat socio-ekonomike duke i referuar të rinjtë në strukturat specifike duke u dhënë mundësi për edukim dhe aftësim personal.

Profesionistët pjesëmarrës në këto aktivitete pohojnë se adresimi i këtyre sfidave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse për fuqizimin e të rinjve që përfshin arsimin, aftësimin profesional dhe krijimin e vendeve të punës, përfshirjen sociale dhe nismat kundër diskriminimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0