Disa përdorues të Instagram mund të krijojnë anketa në seksionin e komenteve të postimeve të tyre. Kompania ka theksuar, se kështu u jep mundësi krijuesve për më shumë angazhim, rreth përmbajtjeve që postojnë.
Shefi i Instagram Adam Mosseri, tha se funksionaliteti është në fazë testimi dhe anketat mund të bëhen në komentet e postimeve të zakonshme të kohështrirjes, por edhe në Reels.
Ky është vetëm një testim i vogël, por, CEO i Meta Mark Zuckerberg ka premtuar se shpejt do të bëhet i disponueshëm për të gjithë.
Anketat në seksionin e komenteve do të duken njësoj si në Stories, ku kanë qenë të disponueshme për përdoruesit prej vitesh në formën e afishave.
Imazhi i publikuar nga Mosseri, tregon se përdoruesit e tjerë mund të shohin sesa njerëz kanë votuar në anketë.
Instagram ka punuar për ta bërë seksionin e tij të komenteve si një hapësirë interaktive. Në pranverë, ajo shtoi përdorimin e GIF në komente.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto