Future2Tech, panairi që pritet të zhvillohet periodikisht! - Business Magazine Albania

Future2Tech, panairi që pritet të zhvillohet periodikisht!

Future2Tech, panairi që pritet të zhvillohet periodikisht

Panairi “Future2Tech”, i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech mblodhi në Pallatin e Kongreseve 76 kompani dhe qindra ekspertë e sipërmarrës.

Kompanitë pjesëmarrëse e cilësuan si një mundësi ideale për t’u prezantuar si ekspozues në panair. Disa prej tyre theksuan se do të rikthehen edhe në edicionet e ardhshme, pasi panë një interest të jashtëzakonshëm nga bizneset. Ato zhvilluan takime frytdhënëse.

Fokusi kryesor i panairit dhe panaleve të diskutimit ishte INOVACIONI, TEKNOLOGJIA dhe EDUKIMI.

Aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë. Organizatorët theksuan se, “Partnerët dhe ekspozuesit tanë synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve, e më gjerë. Kjo është edhe pjesë e misionit të AlbaniaTech për të bashkuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e Ekosistemit Shqiptar të Inovacionit”.

Galerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.

Në panair morën pjesë edhe kompani që drejtojnë fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon.

Eventi  i hapjes u përshëndet nga ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj dhe zv. Ministri i Financave.

Znj. Ibrahimaj theksoi se, “është kënaqësi pjesëmarrja në këtë panair, ku  prezantohen risitë më të fundit të teknologjisë që i shërbejnë zhvillimit të biznesit. Të rinjtë që takova janë sipërmarrësit e ardhshëm, forca lëvizëse pas inovacionit. Janë ata që shpesh udhëheqin përgjegjësinë në adoptimin dhe përshtatjen me fuqinë e transformimit dixhital, për të formuar të ardhmen e industrive dhe për të nxitur rritjen ekonomike drejt përmirësimit të shoqërive tona. Ne do të mbështesim këtë vizion duke u ofruar atyre mjetet, burimet dhe një klimë sa më të favorshme”.

 Lexo edhe:Zhvillohet panairi i teknologjisë në Tiranë, Vodafone lidere në digjitalizim

Në një intervistë për Businessmag, ministrja theksoi se do krahas punës për ngritjen e agjensisë së startupeve, Ministria do të fokusohet tek zhvillimi i një strategjie afatgjatë për ekosistemin e startupeve.

Future2Tech priti organizata, institucione, shoqata dhe kompani nga sektorë të ndryshëm, të gjitha të lidhura me temën e përbashkët të teknologjisë. Industritë e ekspozuara në panair përfshijnë: Shitje me Pakicë Hardware & Softëare, Automobilistikë, Industri Farmaceutike, Financa, Robotikë, Media, Kujdesi Shëndetësor, Inxhinieri, Industria e Modës dhe shumë të tjera.

Profesionistët e teknologjisë, shitjeve dhe marketingut si: Zhvilluesit, Designer, Shitësit Online, Personeli i Medias, Shitësit, Financierët, Menaxherët, Specialistët e Inteligjencës së Biznesit, Analistët, Menaxherët e Produkteve dhe Business Analysts ishin të pranishëm.

CEO e Iceberg Communication, Enejda Sheku tha se,  “Synimi kryesor është të bëjmë bashkë të gjithë faktorët të japin mesazhin e tyre për zhvillimin e teknologjik të vendit. Është një panair që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme dhe presim që të shërbejë ky si një referencë e mirë për vazhdimësinë”.

Gjatë dy ditëve të panairit u zhvilluan aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

Gallerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.

Gerti Boshnjaku, drejtues i AlbaniaTech tha se, “ka pasur një energji shumë të mirë. Kemi marrë informacione edhe nga të gjitha kompanitë dhe të gjithë janë entuziastë. Ka pasur një komunitet që lëviz, takojnë njëri-tjetrin. Ka prurje edhe pse që nuk është një panair që i thërret masës, por një panair B2B”.

 

Gallerinë e fotove nga momentet kryesore të panairit mund ta gjeni në rrjetet tona sociale.

Videon përmbledhëse të Future2Tech, e gjeni më poshtë:

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0