"Violina e Paqes", festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator - Business Magazine Albania

“Violina e Paqes”, festivali ndërkombëtar që nuk duhet të humbisni në 25-27 shtator

Pak ditë na ndajnë nga edicioni i dytë i Festivalit ndërkombëtar “Violina e Paqes”. Pas suksesit të vitit të kaluar, festivali vjen këtë vit me dy koncertet kryesore të tij në Tiranë në datën 25 shtator në “Qendren Kulturore pranë Katedrales Ortodokse” dhe në datën 27 Shtator në Hotel Adriatik Durrës . Aktivitete të tjera sociale – artistike do ta shoqërojnë Festivalin. Drejtuesi i këtij eventi, Kledis Rexho, tregon se “Edhe këtë vit nuk do të mungojë misioni ynë pedagogjik në ndihmë të talenteve të reja të muzikës klasike”.

Festivali “Violina e Paqes” vjen me miq dhe muzikantë shqiptarë dhe të huaj dhe koncertet kryesore të tij do t’i dedikohen në Durrës kompozitorit tonë historik dhe shpikësit të shkrimit muzikor bizantin, Jan Kukuzeli. Në Tiranë do t’i dedikohet ikonës së Muzikës popullore të Tiranës, Zotit Muharrem Gurra.

Një grup artistësh të huaj, drejtuar nga organizatori e këtij eventi të përvitshëm, Violinisti  Kledis Rexho, vijnë në Shqipëri falë mbështetësve të këtij eventi, që për këtë vit janë Shoqata ” Shoqnia – Tirona Autoktone” dhe Hotel Adriatik Durrës 5 Stars B.W. Premier Collection. Eventi është fuqizuar edhe falë “Elite travel Group” , Studio Domi Durrës, Piano House Albania, Universiteti Barleti , Decibel, Art Anima.

Businessmag Albania e ka mbështetur këtë event vitin e kaluar dhe do të vijoj, duke ju ftuar të ndiqni talentet ndërkombëtare dhe mbi të gjitha të njiheni me talentet e reja shqiptare që zbulon ky Festival. Gjatë vitit të kaluar, “Violina a Paqes” zbuloi dy talente. Kledis na tregon se, “bashkëpunim dhe puna e mëtejshme, ka bërë që dy fëmijët e talentuar të jenë sot në shkollën më të mirë të Muzikës së Parisit. Festivali i uron Vesës dhe Brajanit një vit shkollor sa më të mbarë në Francë”.

Ndaj ju ftojmë të blini biletën e pjesëmarrjes, për t’u njohur edhe me muzikantët dhe miqtë e Festivalit. Ato janë: familja Gurra, solistët dhe orkestrantët, koordinatorët pedagogjikë Ami Flammer, Bujar Sykja, Vera Tego.

Armand Broshka është violinisti dhe orkestranti që ka bërë punën kërkimore dhe orkestrimet për këtë projekt.

“Life and Music Concept Orchestra”, është orkestra e parë ndërkombëtare, me bazë në Shqipëri, me muzikantë shqiptarë dhe të huaj, e cila do të performojë, jo vetëm në dy koncertet kryesore të Festivalit “Violina e Paqes”, por do të jetë e ftuar nderi për një moment muzikor në Festivalin ndërkombëtar të orkestrave në Elbasan, të organizuar nga muzikanti i nderuar Elbasanas, Blerim Narazani.

Artistët e “Violina e Paqes” shprehin mirënjohje presidentes të nderit të Festivalit, Zonjës Nevila Dudaj dhe të gjithë artdashësve që ndihmojnë dhe besojnë tek ky projekt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0