WhatsApp po përgatitet të transmetojë video cilësore - Business Magazine Albania

WhatsApp po përgatitet të transmetojë video cilësore

WhatsApp

Pas lajmit një javë më parë për opsionin që lejon dërgimin e fotove në format HD, WhatsApp ka bërë të ditur se po punon që edhe videot të mund të transmetohen në formë cilësore.
Sipas Whatsup, formati HD i videove do të jetë i mundur shumë shpejt për pajisjet që operojnë me iOS dhe Android.

Njësoj si me fotot, tashmë përdoruesit do mund të dërgojnë video me cilësi të lartë. Më parë cilësia e videos reduktohej deri në 480 piksel sipas kufizimit të aplikacionit. Tani, nëse zgjidhni opsionin HD videot do të dërgohen me një cilësi deri në 720 piksel.

Hapat janë të njëjta si me fotot. Zgjidhni videon që dëshironi dhe klikoni ikonën HD që ndodhet në pjesën e sipërme të ekranit.

Lexo: Si ndikojnë thashethemet në vendin e punës

Më pas, do të shfaqen alternativat nëse dëshironi ta dërgoni videon në formatin Standard apo HD. Zgjidhni dhe dërgoni mesazhin si zakonisht.

Techcrunch

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0