Për pushime në veri? Valët e të nxehtit ndryshojnë modelin e verës në Europë - Business Magazine Albania

Për pushime në veri? Valët e të nxehtit ndryshojnë modelin e verës në Europë

A ka një të ardhme vera klasike në Mesdhe? Është kjo pyetja që i bëjnë vetes qytetarët në kërkim të çlodhjes, pushimet  e të cilëve u prekën këtë vit nga temperaturat mbi 40 gradë, zjarret e përmasave të frikshme , dhe anulimet e fluturimeve për shkak të tyre në rajonin e Europës Jugore.

Industria e turizmit që sjell një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e brendshëm bruto të kontinentit të vjetër, mund të ekspozohet ndaj barrave të konsiderueshme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Shqetësimet i mbështet edhe një studim i komisionit europian më fakte dhe shifra. Studimi i kryer nga analisti i ndikimeve të klimës dhe politikave të përshtatjen në Komisionin Europian, Garcia León, zbulon një model të qartë të orientimit të turizmit nga jugu drejt veriut në Europë, me rajonet veriore që po përfitojnë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ato jugore që po përballen më rënie të kërkesës.

Megjithatë ekspertët e industrisë thotë se fokusi i pushuesve në Europë do të zhvendoset shumë gradualisht, me Greqinë, Spanjën dhe Italinë që vijonë të mbeten destinacionet e preferuara.

 “Nuk do të një rënie dramatike e kërkesës, por një ndryshim gradual. Francezët për shembull, të cilët kanë e kanë vuajtur shumë vapën këtë verë do të drejtohen drejt destinacioneve më të freskëta gjatë muajve të verës, si në veri të Francës, ashtu edhe në Europën Veriore. Por kjo nuk do të thotë se turizmi do të dështojë në vende si Greqia, Spanja dhe Italia. Sezoni nuk do të kufizohet më në korrik dhe gusht, por do të shtrohet edhe në pranverë dhe vjeshtë,” shprehet Jean-Pierre Mas, President i shoqatës së agjencive turistike, Francë.

Europa vijon të tjerë rajoni më i vizituar në botë, sipas vlerësimeve të organizatës botërore të turizmit.

Në 2020, kontinenti gjeneroi 41 për qind të të gjithë arkëtimeve nga turizmi dhe regjistroi 51 për qind të të gjithë të ardhurve nga jashtë, ekuivalent i 582 milion turistëve.

Një postim në Twitter i ministrit gjerman të Shëndetësisë Karl Lauterbach, teksa pushonte në toskana, shkaktoi irritim në Itali.

Vala e të nxehtit është spektakolare këtu. Nëse vazhdon kështu këto destinacione nuk do të kenë më të ardhme”, shkroi ai, duke theksuar se po një epoke po i vinte fundi.

I menjëhershëm ishte reagimi i minsitres italiane të turizmit Daniela Santanchè e cila kujtoi se Italia kishte qenë destinacioni i preferuar i bashkatdhetarëve të ministrit gjerman.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0