Netflix promovon punë 900 mijë dollarëshe me inteligjencë art...

Netflix promovon punë 900 mijë dollarëshe me inteligjencë artificiale mes grevave të Hollivudit

Netflix ka shkaktuar zemërim në mesin e aktorëve dhe shkrimtarëve të Hollywood-it, të cilët aktualisht janë në grevë për shqetësime rreth ndikimit të inteligjencës artificiale (AI) në industrinë e argëtimit. Giganti i transmetimit postoi një shpallje pune për një ekspert AI që të bashkohet me ekipin e Platformës për Mësimin Makinerik të Netflix, përgjegjës për algoritmin e Netflix që rekomandon përmbajtjen te shikuesit. Pozita ofron një pagë vjetore deri në 900,000 dollarë, gjë që ka nxitur më shumë indinjatë.

Sindikatat e Hollywood-it, Sag-Aftra (aktorë) dhe WGA (shkrimtarë), kanë frikë se algoritmet e drejtuara nga AI kanë shumë fuqi, duke ndikuar në vendimet rreth numrit të episodeve në sezon dhe gjatësisë së serialeve televizive. Ata shqetësohen se do të humbasin mundësi punësimi për shkak të AI dhe kanë propozuar rregullore për të kufizuar përdorimin e AI-së në procesin e shkrimit.

Lexo:Pse teknologjia nuk po na rrit produktivitetin?

Netflix nuk ka trajtuar drejtpërdrejtë shpalljet e punës dhe më parë ka deklaruar se AI nuk do të zëvendësojë procesin kreativ, duke theksuar se shkrimet më të mira vijnë nga përvojat e njerëzve.

Disa aktorë në grevë shprehën pakënaqësinë e tyre me shpalljen e punës, pasi pagat për ekspertin AI mund të kishin mbuluar përfitimet e sigurimit shëndetësor për 35 aktorë dhe familjet e tyre.

Në kohë të fundit, Netflix ka lançuar një aplikacion të ri quajtur “My Netflix,” i përshtatur për preferencat individuale dhe i projektuar për të ndihmuar përdoruesit të zgjedhin lehtësisht se çfarë të shikojnë.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0