Unioni i Mesdheut organizon konferencën: “Punësimi i të rinjve dhe e ardhmja e punës” - Business Magazine Albania

Unioni i Mesdheut organizon konferencën: “Punësimi i të rinjve dhe e ardhmja e punës”

Më 13 Qershor 2023, “Unioni për Mesdheun” organizoi për herë të parë në Tiranë konferencën “Punësimi i të rinjve dhe e ardhmja e punës”.Ky aktivitet u organizuar nga Unioni për Mesdheun në bashkëpunim me Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ).

Kjo konferencë e nivelit të lartë gjithashtu u mbështet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Rrjeti i Profesionistëve të Rinj dhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Përfshirjen.
Konferenca mblodhi së bashku 60 partnerë dhe pjesëmarrës nga i gjithë Mesdheu dhe pati fokusin në organizatat rinore, rrjetëzimin, programet suportuese lokale dhe rajonale ashtu si dhe aftësive sipërmarrëse për të ardhmen.

Takimi u hap nga Dr. Albderkader El Khissassi (Zëvëndës Sekretar Gjeneral për Zhvillimin Ekonomik dhe Punësimin në Bashkimin për Mesdheun), duke pasuar nga Znj.Delina Ibrahimaj (Ministër i Financave dhe Ekonomisë) dhe Z.Andre Vera (Drejtues i Sektorit të Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Qëndrueshëm) nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Paneli i parë i diskutimit ‘‘Programet kombëtare dhe ndërkombëtare të programeve të mbështetjes rinore’’ u moderua nga Znj. Olta Manjani, Zëvëndës Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe pati si panelistë Znj. Cristina Mereuta, Eksperte e Lartë për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor pranë Fondacionit Evropian të Trajnimit (ETF); Znj. Françeska Muço, Drejtoreshë Ekzekutive pranë Rrjetit të Profesionistëve të Rinj (YPN); Znj. Clara Gruitrooy, Sekretare e Përgjithshme pranë Shoqatës Europiane-Mesdhetare-Arabe (EMA) e.V.; Znj. Virginie Losson, Koordinatore pranë Sipërmarrësit e Rinj të së Nesërmes (YET hub) dhe Znj. Floriane Brackx, Drejtor Menaxhues pranë StartLAB.BRUSSEL.

Lexo edhe: Rrjeti i Profesionistëve të Rinj: “Cilësia e vendeve të punës për të rinjtë mbetet sfidë kryesore”

Paneli i dytë i diskutimit ‘‘Aftësitë Sipërmarrëse për të Ardhmen’’ u moderua nga Znj. Emmanuelle Roure, Udhëheqëse e Ekipit Fqinjësia dhe Zgjerimi, Njësia për Çështjet Ndërkombëtare, Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes, Komisioni Evropian dhe pati si panelistë Z. Ahmed Hadi Bashkëthemelues në MIMIR; Z. Vincent Mano Shef i Njësisë “Debati dhe Shtetësia”, Instituti i Francës;  znj. Yousra Mshmsh Menaxher Rajonal në programin Paqja së Pari pë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut; Znj. Farah Chamas Drejtore e Programeve, Nucleus Ventures – Liban.

Paneli i tretë i diskutimit ‘‘Historitë e Suksesit të Entiteteve të Udhëhequra nga Rinia’’ u moderua nga Z. Mohammed Elrazzaz, Shef i Sektorit për Integrim Rajonal dhe Vlera Globale Sekretariati i Unionit për Mesdheun (UfM) dhe pati si panelistë Znj. Roberta Talarico, President në AL-Green;

Youssef Aroog, Bashkëthemelues dhe President i Fondacionit Rinor Mesdhetar (MYF); Ognjen Markoviq, Udhëheqës Ekipi i Laboratori Rinor i Ballkanit Perëndimor pranë Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Z. Mokhles Mechri, CEO Tourathna, Menaxher i Projektit Hackathon Tunizi.

Në të tre panelet e diskutimit u morën komente nga panelistët e ftuar dhe pjesëmarrësit, si dhe u adresuan disa çështje si punësimi i rinjve i cili po bazohet gjithmonë e më shumë në teknologji, nevoja për të pasur masa më efikase për të lehtësuar lëvizshmërinë brenda rajonit të Mesdheut si çelsi për një integrim të ngushtë ekonomik, ikja e trurit “brain drain” që përbën vërtet një sfidë për zhvillimin ekonomik në rajon,  zhvillimi i një mjedisi më të favorshëm për start-up të cilët kanë një sfidë të trefishtë në financim, rrjetëzim dhe mënyrën e zhvillimit.

Ndër historitë dhe shembujt pozitivë të përmendura ishin Programi i Garancisë Rinore, Akademia Rinore Mesdhetare e zhvilluar nga Fondacioni Rinor Mesdhetar, Programet e Zhvillimi Personal dhe Profesional të implementuara nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj, Programet Eramus+ që kanë treguar impakt pozitiv tek të rinjtë pjesëmarrës, Projekti Safir që mbështet arritjen e SDG dhe përfshirjes socio-ekonomike për të rinjtë e 9 vendeve të  Afrikën Veriore dhe Lindjes së Mesme, programet e implementuara nga StartLAB.BRUSSEL që mbështesin zhvillimin e biznesve të vogla duke i ofruar mentorim, financim dhe rrjetëzim si dhe iniciativa nga Shoqata Europiane-Mesdhetare-Arabe që ka një program të dedikuar mbështetjes të pjesëmarrjes sociale-ekonomike të grave në rajonin MENA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0