Eduko frigoriferin dhe konsumo ushqime inteligjente - Çfarë na mëson nutricionistja Diola Dosti - Business Magazine Albania

Eduko frigoriferin dhe konsumo ushqime inteligjente – Çfarë na mëson nutricionistja Diola Dosti

Diola Dosti

Mirëushqyerja është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes sonë. Sa më tepër shtohen produktet industriale, aq më shumë, njerëzit po rendin kundër rrymës, në kërkim të produkteve të shëndetshme. Në këtë luftë, mbështetësit tanë janë nutricionistët. Një prej tyre është Diola Dosti. Ne kemi zhvilluar një intervistë me të për të mësuar më shumë për edukimin e frigoriferit, produktet inteligjente dhe produktit të saj kozmetik, i cili edhe mund të konsumohet.

Së fundi jeni angazhuar me një projekt lidhur me mirëushqyerjen me Bashkinë e Tiranës. A mund të na flisni më shumë për këtë?

Projekti është i Bashkimit Evropian, ku Bashkia e Tiranës është një nga partnerët e këtij projekti. Qëllimi është menaxhimi i mbetjeve ushqimore. Është një angazhim i madh në këtë projekt. E kam me shumë pasion, pasi thelbi i tij është promovimi i produkteve lokale vendore, bizneseve dhe menaxhimi i mbetjeve ushqimore, që mund të mbetet nga restorantet e ndryshme apo nga hotelet.

E kam përzemër dhe jam angazhuar tërësisht, sidomos duke ditur pasojat e mbetjeve ushqimore nga restorantet. Pse të mos aplikojmë sisteme shumë të mira menaxhuese evropiane edhe në kryqytetin tone?!

Disa kompani, veçanërisht ato që tregtojnë produkte ushqimore apo kozmetike, duan të tregojnë më shumë kujdes për klientin, duke e informuar atë. Keni pasur përvoja të tilla, ku kanë kërkuar kontributin tuaj?

Sigurisht që kompanitë e mëdha që trajtojnë produktet ushqimore kanë prioritet shëndetin e konsumatorit. Duke qenë se në internet ka shumë informacione, janë ndërgjegjësuar që duhet të lidhen patjetër me njerëz profesionistë për të marrë informacionin e duhur, si mbi mënyrën e përdorimit të produktit, edhe për përzgjedhjen e produktit lidhur me cilësinë e tij dhe certifikimin e tij. Këto kompani mund të marrin edhe profesionistë, siç është nutricionisti dhe të organizojnë konsulta të ndryshme nutricionale, ku ofrojnë konsulta konsumatorëve për mirëqenien e tyre.

Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0