Një rekord të ri ka shënuar zhvlerësimi i euros ndaj lekut gjatë të mërkurës. Euro zvriti në 104,5 lekë, niveli më i ulët i euros, që kur monedha europiane ka hyrë në treg.
Në rënie është edhe dollari amerikan, i cili u këmbye me 96,20 lekë, me zvlerësim rreth 20 lekë në një vit.
Në pikat e këmbimit valuator, një nga arësyet cilësohet oferta e lartë e euros, edhe për shkak të rritjes së fluksit turistik, megjithatë duhet theksuar se gjatë këtij viti euro ka qenë vazhdimisht e dobët dhe në rënie.
Eksportuesit, të cilët janë prekur ndjeshëm negativisht nga ky zhvillim, kanë pasur takime me Guvernatorin e Shqipërisë dhe Ministren e Financave.
Një nga masat e premtuara nga qeveria ishte rimbursimi i shpejtë I TVSH-së për këto kompani.
Lexo: 4 hapa për t’u bërë të pasur
Gjatë konferencës së fundit për shtyp, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, theksoi se rritja e investimet të huaja direkte, remitancat dhe turizmi janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ecurinë e kursit të këmbimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.