Kompania kineze do të paguajë punonjësit për të pasur fëmijë - Business Magazine Albania

Kompania kineze do të paguajë punonjësit për të pasur fëmijë

Kompania kineze trip.com, një nga agjencitë më të mëdha të udhëtimit online në botë, po prezanton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve me vlerë 138 milionë dollarë për të inkurajuar 32,000 punonjësit e saj që të kenë fëmijë.

Në mënyrë të veçantë, punonjësit që kanë punuar me kompaninë për të paktën tre vjet do të marrin një bonus vjetor prej 10,000 juanë (1,376 dollarë) për çdo fëmijë të porsalindur që nga ditëlindja e tyre e parë deri në moshën pesë vjeç.

“Përmes prezantimit të kësaj shtese të re për kujdesin e fëmijëve, ne synojmë të ofrojmë mbështetje financiare që do të inkurajojë punonjësit tanë të fillojnë ose të rrisin familjet e tyre ,” tha kryetari ekzekutiv i kompanisë.

Popullsia e Kinës u tkurr në vitin 2022 për herë të parë në të paktën 60 vjet, në vetëm 6.77 lindje për 1000 njerëz. Vendi tani është shteti i dytë më i populluar në botë, pas Indisë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0