10 Fjali Magjike për t’u përdorur në Zoom  -

10 Fjali Magjike për t’u përdorur në Zoom 

Takimet në Zoom kanë ndryshuar mënyrën se si komunikojmë dhe bashkëveprojmë në botën digjitale. Ndërsa përdorimi i platformave virtuale bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, sidomos që prej periudhës së pandemise, është shumë e rëndësishme të krijojmë lidhje të forta dhe të tërheqim vëmëndjen e të gjithë të pranishmëve. Për të arritur këtë, një arsenal i fjalive magjike mund të jetë i dobishëm për të bërë takimet në Zoom më efektive, të mbresëlënëse dhe bashkëpunuese.

  1. “Perse nuk ia bëni këtë pyetje?”

Kjo shprehje përdoret kur ju pyesin për diçka që mendoni se mund t’i interesojë më shumë dikujt tjetër, veçanërisht nëse kolegu juaj është më pak i prirur për të shprehur mendimet e tij para të tjerëve sipas temperamentit ose pozicionit të tij. Ju po i ndihmoni ata të shkëlqejnë. Ai ose ajo me siguri do ta kujtojë kte qe ju keni bere për ta.

 

  1. “Mund të mos e keni ditur, por (gjë pozitive rreth tyre).”

Ky është një lavderim dyfish. Ju po lavdëroni një koleg, ndërsa gjithashtu sugjeroni se ata janë mjaft modestë për të treguar aftësitë e tyre.

 

  1. “Bëra atë që sugjeruat. Faleminderit.”

 Demonstron një qëndrim bashkëpunues dhe vlerësim ndaj personit që dha sugjerimin, duke theksuar komunikimin dhe bashkëpunimin efektiv.

  1. “Ti kishe të drejtë.”

Kjo është e lehtë. Nuk ka asnjë person në planet që nuk e vlerëson dëgjimin e kësaj fjalie.

  1. “Jo.”

A do t’ju duan njerëzit më shumë nëse dini të thoni “jo”? Absolutisht.

Ama jo te thoni “jo” për çdo gjë, natyrisht. Por duke thënë “jo” (me elegancë, por me vendosmëri), ju i tregoni njerëzve se jeni të sigurt, se i njihni kufizimet tuaja dhe se nuk dëshironi të bëni premtime që nuk mund t’i mbani.

Lexo: 3 fjalë për të krijuar vetëbesim pak sekonda para se të prezantoni 

  1. “Nuk pajtohem, por mund ta shohim më tej.”

Kjo shprehje nënkupton një mosmarrëveshje të respektueshme duke mbetur e hapur për të eksploruar temën më në thellësi.Dhe krijon mundësi për përgjigje ose rezultate pozitive nga biseda.

 

  1. “Urime.”

Nuk duhet thjesht të thoni “urime”, por duhet të kërkoni mundësinë për ta bërë këtë. Nëse mësoni informacion pozitiv për personat,arritjet, sukseset, etj.Mbajeni mend atë dhe pastaj përdorni momentin e duhur për t’u përshëndetur.

 

  1. “Dua t’ju prezantoj me…”

Kjo shprehje do të vazhdojë të jetë e rëndësishme në botën tonë gjysmë-virtuale, pasi në një mjedis të tillë, mundësitë për të lidhur marrëdhënie reale janë të kufizuara. Prandaj mendoni paraprakisht. Tregojini personave me kë dëshironi t’i lidhni ata dhe bëhuni ndërmjetësi në bisedë.

  1. “Ja çfarë mendoj.”

Kjo është e vështirë, sepse mund të keqkuptohet nga të tjerët. Por duhet të ndani mendimet tuaja të mira. Jini sa më shkurt në bisedë, por nëse mund të ofroni një mendim, kjo tregon se a) jeni i kujdesshëm dhe b) mendoni se keni diçka për të thënë.

 

  1. “Është bukur t’ju shoh.”

Do të takoni tre lloje njerëzish në takimet online(Zoom): ata që flasin gjithmonë, ata që flasin rrallë dhe ata që nuk i keni takuar më parë. Kjo shprehje aplikohet për dy kategorite e para. Në këtë mënyrë, përpara se të hyni në detaje, kjo shprehje i tregon personit se jeni i lumtur që jeni në praninë e tyre virtuale. Është një gjë pozitive dhe nuk kushton asgjë ta thoni atë.

 

INC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0