3 fjalë për të krijuar vetëbesim pak sekonda para se të prezantoni - Business Magazine Albania

3 fjalë për të krijuar vetëbesim pak sekonda para se të prezantoni

Çdo lojtar golfi e di se të kesh shumë mendime përpara se të godasësh topin është shpërqëndruese. I njëjti gabim mund të prishë çdo performancë, duke përfshirë mbajtjen e një fjalimi apo prezantimi.

Sekreti për të bërë më të mirën tuaj nën presion është të mësoni të relaksoheni dhe të shijoni momentin.  Kjo është arsyeja pse ju duhet një mantra e thjeshtë, pozitive dhe e përsëritshme si kujtesë.

Ja një mendim që mund të dëshironi të provoni, i cili ka funksionuar për disa folës. Tre fjalët e fundit që i them vetes përpara një fjalimi ose prezantimi janë:

Buzëqesh dhe argëtohu!

Pas dy dekadash shkrimi për aftësitë e komunikimit, kam arritur në përfundimin se këto janë fjalët më të mira që mund t’i thuash vetes në sekondat para se të dalësh në skenë.
Ka disa arsye psikologjike dhe shkencore për të përdorur shprehjen “Buzëqesh dhe argëtohu”.

1. Buzëqeshja ul stresin
Studiuesit në Penn State zbulojnë se buzëqeshja – madje edhe të detyrosh një buzëqeshje – redukton stresin dhe rrit lumturinë. Meqenëse shumica e njerëzve përjetojnë njëfarë stresi dhe ankthi përpara se të flasin në publik dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e efekteve negative të stresit do të ndërtojë besimin tuaj.

Lexo :Si duhet të debatojmë sipas një studiuesi në Harvard?

Një buzëqeshje dërgon sinjale në trurin tuaj se ajo që po përjetoni është e këndshme – dhe jo për t’u frikësuar. Ky është një mendim i fuqishëm që duhet pasur pak para se të jepni një prezantim.
Por një buzëqeshje nuk mjafton. Nëse do të keni një mendim të lëkundur, ai duhet të jetë për t’u argëtuar.

2. Gjendja pozitive është ngjitëse
Nëse nuk i kujtoni vetes se ndarja e ideve tuaja është argëtuese, mendja juaj ka të ngjarë të endet drejt mendimeve negative, gjë që rezulton në rezultate negative.

Mendimet negative përfshijnë:
• “Nëse nuk e fitoj këtë klient, jam i shkatërruar”.
• “Nëse e ngatërroj këtë prezantim, do të dështoj.”
• “Kam pasur frikë nga skena në të kaluarën. Këtë herë nuk do të jetë ndryshe.”
Nëse filloni me mendime vetëshkatërruese – siç bëjnë shumë njerëz – audienca juaj do ta shohë atë. Qëndrimi juaj i rënduar, zëri i lëkundur dhe shprehjet e ngushta të fytyrës do t’ju tradhëtojnë.

Studimet tregojnë se ne kapim emocionet e njerëzve – priremi të ndiejmë atë që ndjejnë të tjerët. Studiuesit e quajnë këtë transferim të humorit, ngjitje emocionale. Ky është një koncept tjetër i fuqishëm që folësit duhet ta dinë, sepse shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë se po të kapin emocionet. Ata ndihen më të lumtur në praninë tuaj – ose të shqetësuar, në varësi të gjendjes shpirtërore që po transmetoni.

Kushtojuni vëmendje emocioneve që përjetoni dhe atyre që transferoni te audienca juaj. Por, mos e teproni duke menduar. Merre me buzeqeshje. Kujtimi i një fraze të thjeshtë disa sekonda përpara se të filloni prezantimin tuaj do të bëjë ndryshimin.

Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0