“Wiki Loves Living Heritage”, fushatë për wikimedia-nët në gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

“Wiki Loves Living Heritage”, fushatë për wikimedia-nët në gjuhën shqipe

Wiki Loves Living Heritage

Wiki Loves Heritage është fushata më e re që po zhvillon organizata e Wikimedianëve të gjuhës shqipe.

Kjo është një nismë botërore në kuadër të 20 vjetorit të Konventës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Wikimedian-ët e gjuhës shqipe ftojnë të gjithë kontribuesit e Wikipedia-s, komunitetet dhe organizatat mbrojtëse të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Shqipëri dhe Kosovë të marrin pjesë në dokumentimin e saj.

Lexo: Studimet e reja zbulojnë se sipërmarrësit kanë një personalitet më unik në krahasim me drejtuesit e korporatave

Ky dokumentim i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vjen në formën e mbledhjeve të  dëshmive/ përjetimeve/ historive personale të njerëzve gjatë periudhave të ndryshme historiko kulturore në Shqipëri dhe Kosovë në dialekte të ndryshme të gjuhës shqipe. Këto lloje dëshmish gojore do të regjistrohen me zë dhe do të ngarkohen në plaformën e Wikimedia Commonswit në internet.

Të gjithë njerëzit mund të marrin pjesë. Ju mund t’i ndihmoni gjyshërit, prindërit apo të afërmit të regjistrojnë historitë e tyre të përjetuara gjatë periudhës së komunizmit apo luftës së Kosovës për të mbrojtur kujtesën kolektive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Për më shumë informacion, lidhja si më poshtë: https://commons.wikimedia.org/wiki/Commons:Wiki_Loves_Living_Heritage_in_Albania_%26_Kosovo_2023

Nëse keni pyetje kontaktoni: info@wikimediashqip.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0