Kufjet e gjeneratës së re të prezantuara nga Apple, “Apple Vision Pro” sjellin një ndërthurje mes botës reale dhe virtuale.
Kufjet e reja të do të kushtojnë, jo pak, por 3499 dollarë dhe do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, duke nisur nga SHBA. Pavarësia e bateerisë është dy orë dhe më tej ka nevojë për karikim.
Apple Vision Pro është tërësisht ndryshe nga kufjet e tjera në treg, pasi përmes ekranit, ndërthuret realiteti virtual me atë real. Objektet virtuale mbivendosen në botën reale. Përdoruesit do të kenë mundësi që të përdorin edhe aplikacione, të shikojnë filma etj.
Mbetet për t’u parë se sa do të “përqafohet” nga publiku kjo risi, nisur fillimisht nga çmimi i lartë. Megjithatë, në të shkuarën Apple ka treguar në historinë e saj se ka ditur të tejkalojë skepticizmin e përdoruesve në lidhje me pajisjet e reja, të cilët kanë investuar për blerjen e tyre.
Lexo: Si të silleni në një mbledhje?
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.