Melia, hap dyert e Hotelit luksoz me 5 yje në Durrës - Business Magazine Albania

Melia, hap dyert e Hotelit luksoz me 5 yje në Durrës

Bienvenido a Melia, pushime larg shtëpisë, në shtëpi.

Data 26 maj, mblodhi bashkë, investirorët shqiptarë e të huaj, politikanë, persona VIP dhe të njohur, në hapjen e madhe të hotelit luksoz me pesë yje, Melia Durrës në resortin San Pietro. Melia Hotel bashkë me Concord Investiment, janë grupet që kanë investuar tek Gjiri i Lalëzit, duke krijuar hotelin më të madh në rajon, me kushte shumë të mira për pushuesit dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.

Para prerjes së shiritit, nën prezantimin e Drini Zeqo, në fjalën e tyre të mirë se ardhjes, CEO i grupit Melia, kryeministri Edi Rama, ministrja Mirela Kumbaro, CEO i grupit Concord Investiment, falenderuan me rradhë, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët, stafin dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standardit ndërkombëtar në rrethana aspak të zakonshme, duke iu referuar ngrirjes së punës, nga pandemia botërore – nëse e keni harruar.

“Melia Durrës”, ofron 520 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur si edhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, për të përjetuar një eksperiencë unike me pesë yje në bregdetin shqiptar edhe sepse menaxhimi ose operimi në Shqipëri, bëhët nga vetë grupi spanjoll.

Nën melodinë e zërit të mrekullueshëm dhe fuqishëm të Marsela Cibukaj dhe bandës së saj, të ftuarit, shijuan mikpritjen shqiptare, pijet e freskëta, ushqime të përzgjedhura, pamjen e mrekullueshme të pishinës, gjelbërimin përreth, pushimoreve prej druri, dhe panoramën plot ngjyra të rivierës shqiptare.

Mbremja gala e hapjes së Hotelit me 5 yje Melia, ishte një super eksperiencë, sikurse dhe qëndrimi në këtë resort, që është i konceptuar për të dhuruar rehati maksimale. Të gjithë ftuarit kishin mundësi të argëtoheshin nën tingujt e muzikës, të bënin foto tek këndi i Instagramit, duke zbuluar kështu, copëza të hotelit, që nga palestra në hyrje të hotelit, për të vijuar tek pishina gjysmë olimpike me tavanin panoramik, hapësirat e përbashkëta me  dezajnin modern dhe minimal të gjitha këto rrethuar nga peisazhi i natyrës shqiptare, për të cilin nuk është bërë kompromis, pavarësisht vendodhjes në hapësirat e hotelit.

Hapja e madhe e hotelit Melia, jo vetëm na siguron që në Shqipëri tonë të dashur, tashmë mirëqënia, relaksi dhe e bukura nuk janë vetëm stacione luksi, por udhëtime të arritshme nga të gjithë; por dhe që investimet e huaja dhe serioze në vend, sigurojnë dhe biznesin shqiptar, mbi të gjitha në sektorin e turizmit, për të realizuar dhe rafinuar turizmin e mesëm elitar, falë dhe trajnimeve të duhura për stafet shqiptare.

Kështu që, nëse doni të kaloni pushime në Shqipëri, por të ndiheni sikur jeni larguar nga përditshmëria, zgjidhni hotel Melia, pushime spanjolle në Durrës,

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0