Fushata “Made of Us – Një udhëtim BE–Ballkani Perëndimor”, financuar nga BE-ja dhe sjellë te ju nga WeBalkans, vazhdon këtë javë në Shqipëri. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë një imazh pozitiv të BE-së ndër popujt e Ballkanit Perëndimor dhe anasjelltas.
Protagonistët e tij janë 12 vlogerëtë rinj të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët udhëtojnë në të gjithë rajonin në çifte. Secili çift ndan përvojat e veta përgjatë rrugës duke krijuar përmbajtjen e vet në internet.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri shtroi sot një drekë mediatike për të njoftuar fillimin e udhëtimit në Shqipëri. Ambasadorja dhe Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Christiane Hohmann i uroi mirëseardhjen vlogerëve dhe i përgëzoi për kontributin e tyre për promovimin e BE-së dhe Shqipërisë.
Vlogeret, Ornela Zani (@ornela.zani) nga Shqipëria dhe Natalia Orda (@natalia_orda) nga Polonia, u nisën dje në rrugëtimin e tyre. Ato do të jenë në udhëtim për shtatë ditë, mes 23 dhe 30 majit, duke treguar më të mirën e Shqipërisë, si dhe investimet e BE-së në rajon. Itinerari i tyre përfshin vizita në vende të ndryshme, përfshirë projekte turistike, kulturore dhe artistike që kanë marrë mbështetje nga BE-ja.
Ndër projektet e financuara nga BE-ja që do të eksplorojnë janë “BE për kulturën”, që ofron ndihmë përrestaurimin e siteve dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Ato gjithashtu do të mbulojnë “Za Fest”, një festival muzikor që tërheq vëmendjen në rajonin verior të Shqipërisë dhe Rrugën e Verës së Perandorëve Romakë, një koleksion turesh virtuale që mbulojnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Fushata nisi më 18 prill dhe do të vazhdojë deri më 30 maj, ku çdo javë do të fokusohet tenjë nga partnerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vlogerët do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, 6.000 km me makinë, si dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, duke paraqitur gjatë gjithë kohës peizazhet natyrore, monumentet e jashtëzakonshme dhe trashëgiminë kulturore unike që Ballkani Perëndimor ka për të ofruar.
Dymbëdhjetë vlogerët do të regjistrojnë përvojat e tyre duke përdorur pajisjet e dhe kanalet e veta të medieve sociale, duke e përkthyer udhëtimin në media sociale dhe përmbajtje ueb me cilësi të lartë, foto dhe video, të cilat do të shpërndahen në kanalet WeBalkans.
Mos i humbisni momentet kyçe të këtij udhëtimi emocionues – filloni të ndiqni WeBalkans dhe 12 vlogerët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Instagram tani!
Më shumë informacion:
https://webalkans.eu/en/made-of-us/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto