Shtëpia e Bardhë: Shefave të teknologjisë u është thënë të mbrojnë njerëzit nga rreziqet e IA - Business Magazine Albania

Shtëpia e Bardhë: Shefave të teknologjisë u është thënë të mbrojnë njerëzit nga rreziqet e IA

Drejtuesit më të mëdhenj të teknologjisë janë thirrur në Shtëpinë e Bardhë, ku u është kërkuar të mbrojnë publikun nga rreziqet e Inteligjencës Artificiale (AI).

Sundar Pichai i Google, Satya Nadella nga Microsoft dhe Sam Altmann i OpenAI u tha se kishin një detyrë “morale” për të mbrojtur shoqërinë. Shtëpia e Bardhë ka theksuar se mund të rregullojë më tej sektorin.

Produktet e inteligjencës artificiale, të lançuara së fundi si ChatGPT dhe Bard, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut.  Ata u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësinë për të bashkëvepruar me AI gjeneruese, e cila mund të përmbledhë informacionin nga burime të shumta brenda sekondave, të korrigjojë kodin e kompjuterit, të shkruajë prezantime dhe madje edhe poezi.

Shfaqja e tyre ka ngjallur debat mbi rolin e AI në shoqëri, duke ofruar një ilustrim të prekshëm të rreziqeve dhe përfitimeve të mundshme të teknologjisë së re.  Drejtuesve të teknologjisë, të mbledhur në Shtëpinë e Bardhë iu tha se, u takon firmave të “sigurojnë produktet e tyre” dhe u paralajmëruan se administrata ishte e hapur ndaj rregulloreve dhe legjislacionit të ri për të mbuluar inteligjencën artificiale.

Nënpresidentja e SHBA Kamala Harris tha në një deklaratë pas takimit se,  teknologjia e re mund të përbëjë një rrezik për sigurinë, privatësinë dhe të drejtat civile, megjithëse ajo gjithashtu kishte potencial për të përmirësuar jetën.

“Sektori privat kishte një përgjegjësi etike, morale dhe ligjore për të garantuar sigurinë e produkteve të tyre”.

Shtëpia e Bardhë njoftoi një investim prej 140 milionë dollarësh nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës për të nisur shtatë institute të reja kërkimore të AI.  Thirrjet që, rritja dramatike e inteligjencës artificiale në zhvillim të rregullohet më mirë, kanë ardhur shumë dhe shpejt, si nga politikanët ashtu edhe nga drejtuesit e teknologjisë. Më parë, “kumbari” i AI, Geoffrey Hinton, la punën e tij në Google, duke thënë se është penduar për punën e tij. Ai i tha BBC-së se disa nga rreziqet e chatbot-eve të AI ishin “mjaft të frikshme”.

Lexo: “Kumbari i AI” largohet nga Google: Inteligjenca Artificiale po rrezikon njerëzimin

Në mars, një letër e nënshkruar nga Elon Musk dhe themeluesi i Apple, Steve Wozniak, bëri thirrje për një pauzë të përhapjes së teknologjisë. Javës së kaluar, drejtuesja e Komisionit Federal të Tregtisë (FTC), Lina Khan, përshkroi pikëpamjet e saj se si dhe pse duhej të rregullohej AI.Ka shqetësime se AI mund të zëvendësojë me shpejtësi punët e njerëzve, si dhe shqetësime se chatbot si ChatGPT dhe Bard mund të jenë të pasakta dhe të çojnë në përhapjen e dezinformatave.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se, AI gjeneruese mund të shkelë ligjin për të drejtat e autorit. Klonimi i zërit AI mund të përkeqësojë mashtrimin. Videot e krijuara nga AI mund të përhapin lajme të rreme. Megjithatë, persona si Bill Gates janë përgjigjur kundër thirrjeve për një “pauzë” të AI,  duke thënë se një veprim i tillë nuk do të “zgjidhte sfidat” përpara.

Gates argumenton se do të ishte më mirë të përqendroheshim në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në AI.

Ndërsa të tjerë besojnë se ekziston rreziku i mbirregullimit – gjë që do t’i jepte një avantazh strategjik kompanive të teknologjisë në Kinë.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0