Amazon po fillon t'u bëjë të ditur klientëve se cilat produkte kthehen më shpesh - Business Magazine Albania

Amazon po fillon t’u bëjë të ditur klientëve se cilat produkte kthehen më shpesh

Amazon

Gjigandi i tregtisë elektronike ka filluar të shënjojë artikujt që kthehen më shpesh.

NGA GABRIELLE BIENASZ

Kthimet janë një tepri për kompanitë e tregtisë elektronike dhe një telash për klientët – por Amazon ka nxjerrë një veçori (në të paktën disa produkte) që duhet të ndihmojë në uljen e problemit.

Sipas The Information, në muajt e fundit, Amazon ka filluar ngadalë të përdorë një etiketë që informon klientët nëse një produkt kthehet shpesh.

Paralajmërimi këshillon përdoruesit që të shikojnë “detajet e produktit dhe vlerësimet e klientëve” përpara se të blejnë.

Kthimet janë jashtëzakonisht të vështira për tregtarët – dhe mjedisin. Optoro, një kompani logjistike që ndihmon me kthimet, ka vlerësuar se kthimet në SHBA prodhojnë rreth gjashtë miliardë paund plehra që përfundojnë në një landfill. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Tobin Moore i tha më parë CNBC se, tregtarët përfundojnë duke hedhur rreth 25% të kthimeve. Një vlerësim i vitit 2020 e vendos koston për kompanitë dhe zinxhirët e furnizimit në rreth 50 miliardë dollarë në vit.

Lexo: Japonia i bashkohet SHBA-së dhe Holandës në kufizimin e eksportit të çipave

Një zëdhënës i Amazon konfirmoi lëvizjen në The Information, sipas The Verge.

“Aktualisht po shfaqim informacione për normën e kthimit në disa faqe të detajeve të produktit, për t’i ndihmuar klientët tanë të marrin vendime më të informuara për blerjet,” tha një përfaqësues i kompanisë për The Information.

Deri më tani, duket se funksioni është i disponueshëm vetëm në SHBA, për produkte të caktuara.

Në një telefonatë të fundit t, CEO i Amazon, Andy Jassy tha se kompania do të përpiqet të vazhdojë ta bëjë më efikas rrjetin e saj masiv logjistik. Kompania mund ta përdorë këtë si një mënyrë për të ulur kostot e kthimit, pas masave më të forta si: pushimi nga puna i mijëra punonjësve. Kompania e gjeti veten në këtë pozicion pasi u zgjerua jashtëzakonisht gjatë pandemisë, përpara se të përballej me ndryshimin e zakoneve të konsumatorëve.

Disa shitës, tashmë po ankohen se tregu i Amazon është shumë i shpejtë për t’i ndëshkuar ata dhe mund ta shohin atë si një goditje kundër bizneseve të vogla. Një konsulent, për shitësit e Amazon tha se ai korruptoi punonjësit në kompani për ta ndihmuar atë të rivendoste llogaritë.

Shitësit janë ankuar gjithashtu për tarifat që Amazon u ngarkon atyre dhe se i detyron ata të përdorin magazinat e kompanisë.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0