Twitteri ka shënuar rritje të përdoruesve. Elon Musk, i cili bleu rrjetin social, bëri të ditur se brenda pak minutave u regjistruan 8 miliardë përdorues.
Kjo platformë po rritet shpejt. Sapo kapërceu shifrën e 8 miliardë përdoruesve-ne minute në ditë, nga njerëzit më me ndikim, më të zgjuarit në Tokë”, shkroi ai.
Musk ka paralajmëruar se Twitteri do të ketë disa ndryshime në sistem, për t’ua lehtësuar përdoruesve aksesin.
Lexo edhe: Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të ndryshojë opsionin
Ditë më parë Twitteri ka marrë vendim që ta largojë verifikimin e dyfishtë nga llogaritë e përdoruesve që s’e kanë paguar pakon “Twitter Blue”.
Ky rrjet po i paralajmëron përdoruesit që ta heqin vetë këtë sistem verifikimi, ose në të kundërtën mund ta humbasin llogarinë deri më 19 mars.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto