Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të ndryshojë opsionin - Business Magazine Albania

Përdoruesit e Twitter i kërkojnë Elon Musk të ndryshojë opsionin

Përdoruesit e rrjetit social Twitter kanë nisur një fushatë online. Ata po kërkojnë që shefi i këtij rrjeti, Elon Musk, ta ndërrojë ngjyrën e butonit “Like”, nga e kuqja në të kaltër. “

Kjo kërkesë ka marrë mijëra “reagime” pozitive nga përdoruesit, duke dashur që ky buton të ketë ngjyrën e njëjtë si logoja dhe shumica e dizajnit të Twitterit.

Lexo edhe: Twitter lançon politikën e re kundër fjalëve të dhunshme

Elon Musk kur mori udhëheqjen e Twitterit kishte paralajmëruar se do të sillte ndryshime “rrënjësore” dhe se do t’i dëgjonte kërkesat e përdoruesve besnikë.

Ndryshimi i fundit në Twitter ishte shfaqja e numrit të përdoruesve nëpër postime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0